Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Prodhimi çek i veturave në nivelin më të ulët që nga viti 2014

Prodhimi çek i veturave ka rënë për 11.7% për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, duke prodhuar 104.576 vetura, prodhimi më i ulët për muajin e parë të vitit që nga viti 2014, ka thënë Shoqata e Industrisë Automotive të vendit (AutoSAP).

Sektori i veturave, i cili përbën gati një të dhjetën e ekonomisë së mbështetur në eksport në Çeki, është goditur nga ulja e kërkesave në Evropë si dhe bllokimi nga pandemia.

AutoSAP ka thënë se vlerësimet për ndikimin më të gjerë në sektor do të ishin më të qarta në tremujorin e ardhshëm.

Në janar, rënia më e madhe e prodhimit në tre impiantet e vendit u regjistrua në Toyota Motor Corp me një rënie prej 31.8%.

Prodhimi i impiantit të Hyundai Motor Co ra 12.6%, sipas AutoSAP, ndërsa impiantet e njësisë Volkswagen Skoda Auto panë një rënie prej 5.9%.

Postime të ngjashme

Land Rover V8 Defender, nga vera në shitje për 100 mijë dollarë

S.B.

Koncepti i Lamborghini Matadaor Hypercar, elemente nga e kaluara dhe e tashmja

S.B.

Një veturë elektrike që kushton 4500 dollarë

S.B.

Volkswageni shënon 45-vjetorin e Golf GTI me një version special

S.B.

Jaguar Land Rover do të zvogëlojë kapacitetin prodhues me 25% për pesë vjet

S.B.

Huawei ka në plan të prodhojë vetura elektrike dhe e para mund të mbërrijë këtë vit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...