Kina ka pasur një tjetër vit të mbarë në prodhimin e drithërave më 2025, me një vëllim të përgjithshëm rekord prej 714.88 milionë tonësh, 1.2 për qind më shumë se vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave të publikuara të premten.
Korrjet e bollshme u nxitën nga rritja e sipërfaqeve të mbjella dhe e rendimentit. Zonat e mbjella me drithëra në vend u zgjeruan për vitin e gjashtë radhazi, duke i kaluar 119 milionë hektarët në vitin 2025, ndërsa rendimenti u rrit me 1.1 për qind.
foto nga VCG
Zyrtari i Zyrës Kombëtare të Statistikave Wei Fenghua theksoi se rritja e qëndrueshme e sipërfaqes së mbjellë është rezultat i masave të shumanshme, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes dhe të cilësisë së tokave të punueshme, optimizimin e strukturave të mbjelljes dhe rivënien në shfrytëzim të tokave bujqësore të braktisura.
foto nga VCG
Wei vuri në dukje se korrja e bollshme e drithërave hedh themele të forta për përshpejtimin e modernizimit bujqësor dhe rural, si edhe për përparimin e gjithanshëm të rigjallërimit rural.
Ai u shpreh gjithashtu që kjo arritje ofron mbështetje të fuqishme për konsolidimin e momentit të rimëkëmbjes ekonomike të Kinës dhe nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë, duke dhënë ndihmesë në stabilizimin e tregut ndërkombëtar të drithërave dhe në garantimin e sigurisë ushqimore globale.

