Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Prodhimi industrial me rënie prej 12,2 për qind në shkurt

Prodhimi industrial në shkurt të këtij viti shënon rënie prej 12,2 për qind lidhur me shkurtin e vitit të kaluar, ndërsa në dy muajt e parë të vitit, në krahasim me atë periudhë të vitit të kaluar, zvogëlimi është për 12,8 për qind, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe nxjerrje të gurit në shkurt të vitit 2021, në krahasim me shkurtin e vitit 2020, shënon rënie prej 28,9 për qind, te Industria përpunuese ka rënie prej 11,2 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, rënie prej 2,2 për qind.

Zvogëlimi në sektorin Industria përpunuese është rezultat, para së gjithash, i prodhimit të zvogëluar të prodhimeve ushqimore, pijeve, tekstilit, veshmbathjeve, prodhimit të prodhimeve themelore farmaceutike dhe preparative farmaceutike, prodhimit të prodhimeve tjera minerale jometale, prodhimit të metaleve, të prodhimeve të fabrikuara metale, përveç makinerive dhe pajisjes dhe prodhimit të automjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në shkurt në vitin 2021, në krahasim me shkurtin e vitit 2020, shënon rënie te Energjia për 28,4 për qind, Prodhimeve kapitale për 19,7 për qind. Prodhimeve të qëndrueshme për konsum të gjerë për 23,8 për qind dhe Prodhimeve jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 10,5 për qind, ndërsa shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,8 për qind

Postime të ngjashme

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Katër kompani do të marrin mbështetje financiare nga FIZHT për zhvillim të digjitalizimit të bujqësisë

Zekirija Haxhiu

Guvernatorja e Bankës Popullore mori pjesë në takimin vjetor të Bordit të CEF-it

Zekirija Haxhiu

9013 turistë e vizituan Maqedoninë gjatë prillit, më së shumti nga Turqia dhe Serbia

Zekirija Haxhiu

Shtrenjtohen nafta dhe benzina

Zekirija Haxhiu

Ministri Hoxha promovon produktet e Maqedonisë së Veriut në Rumani

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...