Agjencia Zhurnal.mk

Prodhimi industrial në shkurt me rritje prej 3.5%

Shkup, 30 mars – Zhurnal.mk – Prodhimi industrial në shkurt të vitit 2020, krahasuar me vitin 2019 shënon rritje prej 3,5 për qind ndërsa për dy muajt e këtij vitit, krahasuar me janarin dhe shkurtin vitin e kaluar rritja është 1,9 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Shikuar nëpër sektorë, prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurit në shkurt të vitit 2020, krahasuar me shkurtin e vitit 2019 shënon rritje prej 7,7 për qind, në sektorin e Industrisë përpunuese shënon rritje prej 6,6 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz avull dhe kondicioner ulje prej 13,3 për qind.

Rritja në sektorin e Industrisë përpunuese është rezultat, para se gjithash, rritjes së prodhimit në pjesën e pijeve, prodhimeve të duhanit, tekstilit, rrobave, kimikaleve dhe prodhimeve kimike, përveç prodhimeve farmaceutike, prodhimit të produkteve nga goma dhe prodhimin e masave plastike, prodhimin e metaleve, prodhimeve të fabrikuara metalike, përveç makinave dhe pajisjeve, prodhimin e automjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove dhe prodhimin e mobiljeve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në shkurt të vitit 2020, krahasuar me shkurtin e vitit 2019, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 1,1 për qind , prodhimet e kapitalit për 10,4 për qind, prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 6,4 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për shtatë për qind, ndërsa ulje shënohet te energjia për 7,8 për për qind.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...