Prodhuesit e duhanit kërkojnë çmime më të larta

nga Xh M

Javën e ardhshme pritet të fillojë grumbullimi i duhanit. Fermerët presin çmime më të larta të shitblerjes seç ishin vitin e kaluar prej një çmimi mesatare prej 365 denarë. Kultivuesit e duhanit në fakt së bashku me 100 denarë të subvencionit për klasin e parë në fund fituan 465 denarë për kilogram duhan të dorëzuar. Përskaj kësaj, fituan edhe 6000 denarë për hektar, si dhe naftë të gjelbërt. Kultivuesit e duhanit sivjet kërkojnë çmim prej 600 denarë të grumbullimit, mirëpo nëse ato do të marrin rritjen e kërkuar, do të dihet në periudhën në vijim. Pra, me fillimin e blerjes, tani shtrohet pyetja nëse do të ketë rritje të çmimeve të blerjes dhe nëse do të ketë anekse të kontratave që përmbajnë çmimet e përcaktuara vitin e kaluar.

Disa nga përfaqësuesit e kultivuesve të duhanit besojnë se këto çmime të blerjes janë të ulëta dhe nuk mbulojnë kostot dhe shtrenjtimin e jetesës. Ata duan të ulen në një tryezë të përbashkët para blerjes dhe të merren vesh për çmimin real të blerjes, i cili sipas tyre, duhet të jetë 10 euro për një kilogram duhan. Nga Ministria e Bujqësisë ndërkohë thonë se çmimet diktohen nga kontratat që janë nënshkruar paraprakisht. Blerësit këtë vit kanë lidhur 16.800 kontrata për blerjen e 26 milionë kilogramëve, por sipas vlerësimeve të prodhuesve, do të ketë vetëm rreth 17 milionë kilogramë duhan. Pra, 10 blerës do të blejnë në 298 pika në të gjithë Maqedoninë.

“Në pjesën e çmimeve që janë sipas klasave, e dini se janë të përcaktuara me lidhjen e kontratave, klasa e parë është 375 denarë, e dyta 300, e treta 240, kurse shtesë 115 denarë. Ajo që mund të premtojë si ministër është se së bashku me Inspektoratin Bujqësor, si institucion kompetent në fushën e kontrollit dhe ndjekjes së blerjes së duhanit, do të jemi sa më të fokusuar, sepse fermerët realisht duhet të vlerësohen për punën e tyre dhe të paguhen”, tha Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë. Subvencionet edhe këtë vit mbeten 80 denarë për klasën e parë, 70 për klasën e dytë dhe 60 për klasën e tretë të duhanit, ndërsa kultivuesit e duhanit do të marrin 6000 denarë për hektar sipërfaqe të mbjellë nën duhan.

Ndryshe, në prill të këtij viti, në llogaritë e rreth 14.300 prodhuesve të duhanit u paguan subvencionet për korrjen e vitit 2023 në vlerë të përgjithshme prej afro 1.5 miliardë denarë, si për masat, pagesat direkte bazë ashtu edhe shtesë, apo subvencione në terma popullorë, për duhanin e shitur aromatik. Të korrat e vitit të kaluar peshonin 14.763 tonë. E gjithë sasia u shpengua menjëherë deri në fletën e fundit, nuk kishte teprica, dhe nuk kishte duhan të pa grumbulluar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More