Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Prodhuesit e duhanit në Maqedoni duhet të paraqesin tepricën

Shkup, 15 janar – Zhurnal.mk – Prodhuesit duhanit mund ta paraqesin menjër tepricën e duhanit, ku është një nga kushtet që është aritur pas marrëveshjes me blerësit dhe ministrin e Bujqësisë Hoxha. Njësitë rajonale të ministrisë janë të hapura për të mbledhur të dhëna se sa tepricë ka në vend që kompanitë të blejnë ate.

“Me aktivitet fillojmë nga ky moment. Unë informoj të gjithë prodhuesit e duhanit që kanë një tepricë të duhanit që të vijnë në ministrinë rajonale të bujqësisë në Prilep. Ata do të duhet të paraqesin të dhëna dhe të kërkojnë një numër, emër dhe mbiemër dhe sa duhan kanë.”, tha Zoran Paçeshoski, njesia rajonale e Ministrisë së Bujqësis, Prilep.

Stankoski: Do blejmë 440 tonë nga kontraktorët

Fabrika e Prilepit tashmë është duke përgatitur dokumentacionin për të blerë 440 tonë nga kontraktorët e Dalia Tabak për të përfunduar njoftimin se i gjithë duhani do të merret përsipër dhe të gjithë do të kenë të drejtën e subvencioneve.

“Nga java e ardhshme ne do të bëjmë një plan të blerjes në rajonin e Pelagonisë ku kemi pesë pika për blerje, ata kontraktorë për të dorëzuar duhanin në emër të një fabrike duhani.”, tha Kire Stankoski, drejtori i prgjithshem i Kombinatit për Duhan, Prilep.

Stomnaroski: Presim vlerësim real

Prodhuesit e duhanit presin dinamikë të shtuar të blerjes por edhe një vlerësim real. Dinamika do të tregojë nëse është e nevojshme të blehet edhe ditëve të Shtuna.

“Gjat ditës së sotme shitja e duhanit po rrjedh kudo, dinamika është rritur, shumë kuti po merren. Tani për tani linja është si në ditët e kaluara. Kudo që ka një vlerësim joreal tashmë mbeten për komisionin e shkallës së dytë. Komisioni i shkallës së dytë ka dalur në teren dhe tashmë janë duke u zgjidhur të gjitha rastet.”, tha Mende Stomnaroski, kryetar i Shoqatës Bujqsore.

Anglleski: Jemi optimist se do realizohet premtimi

“Takim do të jemi optimistë. Nëse ajo që u premtua dje në Shkup dhe që do të përmbushet në terren, dmth mbetet vetëm koha të tregon.”, tha Toni Anglleski nga Bordi Iniciues i Duhan Prodhuesve.
Për blerje janë edhe 60% të sasisë së duhanit. Deri në fund të shkurtit të blihet i gjith duhani, së bashku me tepricën. Nëse është e nevojshme, ministria do të vendosë që blerja të zgjasë deri në mars.

Postime të ngjashme

Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

Z H

ASH-AAA: Tërheqim amandamentet pasi të zyrtarizohet se VMRO i ka tërhequr nga ligji për shtetësi

B L

Rasti “Thesari”: 8 vite burg për Sasho Mijallkov

Z H

Sindikalistët thërrasin në protestë, të drejtat shkelen edhe në kohë pandemie

B L

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...