Agjencia Zhurnal.mk

Prodhuesit e veturave formojnë task-forcë kundër koronavirusit

Prodhuesit e veturave, General Motorsi, Fordi dhe Fiati kanë formuar një task-forcë kundër koronavirusit me punëtorët në Amerikë për të ndihmuar në mbrojtjen e punonjësve dhe për të limituar shpërndarjen e virusit.

Task-forca, e cila do të fokusohet në disa hapësira, përfshirë planin e prodhimit, po udhëhiqet nga presidenti i Sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve në Automobilizëm në SHBA, Rory Gamble dhe shefat e kompanive.

Edhe pse fabrikat e kanë të caktuar orarin për prodhim dhe lejojnë një mungesë të caktuar të punëtorëve, sipas ekspertëve të industrisë, shpërthimi më i madh i virusit do të bënte të ngadalësohej prodhimi, apo në raste ekstreme të ndalej fare.

Prodhimi në një fabrikë të FCA-së në Kanada u ndërpre për 24 orë pasi punëtorët refuzuan të punonin të enjten. Të enjten po ashtu, një punëtor i kompanisë italiano-amerikane ka rezultuar pozitiv.

Task-forca do të fokusohet edhe në edukim shëndetësor e të sigurisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...