Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Producenti i famshëm rrëfen se si e kishte puthur aksidentalisht në buzë Beyoncen para syve të Jay-Z

Benny Blanco ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur me një prej çifteve më të famshme në botë.

Tekstshkruesi dhe producenti i famshëm 33 vjeçar emri i vërtetë i të cilit është Bejamin Levin ka treguar se gjatë një ndeje në shtëpinë e Beyonces dhe Jay-Z në Hamptons e kishte puthur aksidentalisht në buzë Beyoncen dhe kjo kishte ndodhur në sytë e bashkëshortit të saj, Jay-Z, shkruan Daily Mail, transmeton Koha.net. Blanco ka treguar se qëllimi ishte që të puthte divën e muzikës në faqe për t’i thënë natën e mirë derisa po largohej nga shtëpia e tyre mirëpo e kishte puthur në buzë pa dashje.

Ai ka treguar se ishte ndierë sikur do të vdiste në atë moment dhe se të nesërmen do të përfundonte në arkivol, pasi ishte frikësuar edhe nga reagimi i Jay-Z.

Megjithatë tensioni ishte ulur kur kishte dëgjuar Jay-Z duke thënë “Në rregull vëlla, shihemi nesër”, ka shpjeguar Benny.

Ai ka thënë duke qeshur se në atë moment e kishte kuptuar se askush nuk e kishte vërejtur se çfarë kishte ndodhur duke përfshirë këtu edhe Beyoncen.

Postime të ngjashme

Oriola nuk i lë vend imagjinatës, i tregon pothuajse të gjitha në fotosesionin e ri

Dafina Vidishiqi

Me këtë datë publikohet kënga e re e Encës

Dafina Vidishiqi

Fjolla Morina emocionon me fjalët për gjyshen e ndjerë

Dafina Vidishiqi

Ava Max pozon me ngjyrat e ylberit me rastin e muajit të krenarisë

Dafina Vidishiqi

Rita Ora fotografohet duke shkuar në seancën e ‘pilates’, ndërsa shenjat në shpinën e saj tregojnë se ajo ka bërë hixhamën

Dafina Vidishiqi

Getoar Selimi paralajmëron projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Stinen

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...