Produktet bujqësore janë shtrenjtuar për 20%, perimet 64%

nga Xh M

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te produkteve bujqësore në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është rritur për 2.4 %, ndërsa tek autputi është rritur për 20.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më të madhe të çmimeve kemi te prodhimet bimore për 23.3 përqind, ashtu që te perimet kemi rritje për 64 përqind, ndërsa te ato shtazore për 11.9 përqind.

Çmimet e mjeteve të shpenzuara në bujqësi janë rritur për 2.2 përqind, ndërsa te mjetet e dedikuara për investime në bujqësi janë rritur për 4.8 përqind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More