Prof.Sadi Bexheti me qytetarët e Lagjes qendër në Tetovë

Shkup, 6 tetor – Vazhdon fushata intensive e kandidatit të PDSH për kryetar të komunës së Tetovës  Prof.Dr.Sadi Bexheti dhe bartësit të listës së këshilltarëve z.Pajtim Thaci.

 

Në bashkëbisedim me banorët e nënëdegës Qendër-Tetovë, qytetarët e këtij vendbanimi u ankuan se kryetarja aktuale e Tetovës znj.Teuta Arifi jo vetëm që nuk ka bërë asgjë në këto 8 vite por situate ka degraduar në kufi të alarmantes. Banorët theksuan se si është e mundshme që kryetarja aktuale e Tetovës kandidon prapë kur ajo jeton në Shkup dhe dëshiron të udhëheqe prapë me Tetovën. Prof.dr.Sadi Bexheti theksoi se unë si kryetar i ardhëshëm i komunës së Tetovës do të jem në shërbim të qytetarëve, konkretisht për këtë vendbanim me projektet që i kam do ta rregullojmë kaosin e parkingjeve, do të bëjmë sanimin e rrugëve, do të ndërtojmë kënde për fëmijë, çerdhe për fëmijë, shkollës fillore “Liria” i duhet një godinë e re me të gjitha parametrat dhe standardet europjane.

Gjithashtu kandidati për kryetar kumne prof.dr.Sadai Bexheti theksoi se ka angazhuar për këshilltarë ekspert të mirënjohu ndërkombëtar për zgjidhjen e shpejtë të problemve me të cilën ballafaqohen banorët e komunës së Tetovës.

Ju ftojë që të dilni në mënyrë sa më masovike në zgjedhje dhe duke më votuar mua Sadi Bexhetin për kryetar komune dhe listen e këshilltarëve të PDSH-së  pra numrin 11, me votën tuaj për ne ju do të na mundësoni që të i’a fillojmë menjëherë punës, theksoi në fund prof.dr.Sadi Bexheti.

Related posts

Jovevski: Rifillimi i proceseve gjyqësore, dukuri e shpeshtë. Nuk e di nëse qytetarët ofrojnë ryshfet

D V

Xhaferi: Kam vlerësuar se është më e përshtatshme të drejtohem në AFET në gjuhën të cilën e di më së miri

D V

Në MPB u nënshkrua protokoli për marjen e personave pa leje qëndrimi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More