Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Profesoresha amerikane, Amy: Teatri Kombëtar e Piramida, dy shembuj të krimit shtetëror

Në Shqipëri po zhvillohen “Ditët e Kujtesës”, një seri veprimtarish, ku po diskutohen marrëdhëniet e shqiptarëve me diktaturën komuniste dhe me demokracinë.

Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë, si dhe Instituti për Studime Politike zhvilluan sot një konferencë shkencore mbi tranzicionin shqiptar nga diktatura në demokraci.

Mes të ftuarve ishte edhe profesoresha e studimeve mbi trashëgimitë kulturore nga Georgia Southern University në SHBA, Lori Amy.

Ajo foli mbi terrorizmin shtetëror dhe traumat psiko-kulturore që pësoi populli shqiptar gjatë diktaturës dhe i vuajti gjatë gjithë tranzicionit, kur struktura të vjetra vazhdojnë ditë për ditë të përpiqen që të rehabilitojnë diktatorin Enver Hoxha dhe metodat e tij të frikësimit dhe kërcënimet të qytetarëve me humbjen e vendit të punës, sigurisë dhe ushqimit të familjes.

Ajo mori si shembull mënyrën krejt të ndryshme se si u trajtuan edhe sot e kësaj dite nga qeveria aktuale Teatri Historik Kombëtar me shkatërrim të plotë, edhe pse e mbrojtjën mijëra qytetarë për 3 vjet dhe nga ana tjetër Muzeu i diktatorit Enver Hoxha me rindërtim të plotë, edhe pse i braktisur nga të gjithë.

“Teatri Kombëtar dhe Piramida mund të analizohen si shembuj të përsëritjes së krimit shtetëror në mungesë të riparimit moral të shoqërisë shqiptare”, thotë studiuesja Lori Amy.

Ajo renditi edhe një seri krimesh shtetërore ndaj pronave dhe pronarëve gjatë diktaturës, që vazhdojnë të mos e gjejnë drejtësinë edhe gjatë tranzicionit.

Postime të ngjashme

“Shqipëria, një partner kyç për BE”/ Zgjedhjet, Borell: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

S.B.

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, mbi 15 mijë dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

S.B.

Miratohet fondi me 2.4 mln lekë për identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, çfarë u vendos sot në Kuvend

S.B.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së/ Vlerësohen organet e reja që po luftojnë anti-korrupsionin dhe krimin e organizuar

S.B.

Hajdari: Në Shqipëri është më e lehtë të shesësh heroinë sesa djathë

S.B.

Sot, Këshilli Stabilizim Asociimit/ Borrell dhe Várhelyi: Praktikisht Shqipëria përmbushi kushtet

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...