Agjencia Zhurnal.mk

Profesori Mehazi: Duhet kritikuar ashpër Selën, Bilallin e Gashin derisa të bashkohen

Shkup, 27 janar, Zhurnal.mk – Profesori Universitar Sulejman Mehazi, përmes një statusi në fejsbuk ka apeluar se duhet kritikuar ashpër Selën, Bilallin e Gashin derisa të bashkohen, sepse sipas tij, fajtor për fitoret e përhershme të BDI-së s’qenka kush tjetër përveç opozitës së përçarë përcjell Zhurnal.mk

“Gjatë Zgjedhjeve Parlamentare të 2016, poashtu edhe gjatë Zgjedhjeve Lokale të 2017, aq e hapëm shpellën e gojës sa që u bëmë si ato qentë me largje e me gjuhë të zgjatur e të gjatë deri në gjunjë duke kritikuar, ofenduar, po edhe sharë BDI-në, po kot së koti e pa sukses. Interesant ne kritiko, Ali Ahmeti fito, ne pikëllohu e të BDI-së gëzohu për fitoret e njëpasnjëshme.”, thekson Mehazi

Sipas tij, nëse edhe gjatë këtyre Zgjedhjeve të Parakohshme nëse nuk bashkohen partitë opozitare: Alternativa, ASH-ja e Besa kundër BDI-së, atëherë kush i ka fajet për robërimin e popullatës shqiptare edhe katër vite tjera nën thundrrën e BDI-së

“Tani e vërejmë se sharjet e kritikat tona ndaj BDI-së paskërkanë qenë të gabuara e të kota, paskemi bërë gabime të mëdha që gjithë vrerin tonë e kemi derdhur ndaj Ali Ahmeti e BDI-së e jo ndaj opozitës së përçarë. Shyqyr Zotit që na ka ndryshuar mendjen, na ka kujtuar se fajtor për fitoret e përhershme të BDI-së s’qenka kush tjetër përveç opozitës së përçarë. Sa të papjekur politikisht kemi qenë, e si nuk na shkonte mendja se shkaktari kryesor i BDI për pushtetin 19 vjeçar të saj paskërka qenë opozita e askush tjetër. Ja argumentet, po sikur opozita shqiptare të bënin koalicion gjatë Zgjedhjeve Parlamentare më 2016, a do fitonte BDI-ja?, me siguri jo. Po atëherë pse s’u hidhërohemi krerëve të partive opozitare, po gur e dru pas BDI-së. Ç’faj ka Artan Grubi, Bujar Osmani e Musa Xhaferi se opozita e partive shqiptare është budallaqe, kryeneçe e inatçore ndaj njëra tjetrës. Po dhe gjatë këtyre Zgjedhjeve të Parakohshme nëse nuk bashkohen partitë opozitare: Alternativa, ASH-ja e Besa kundër BDI-së, atëherë kush i ka fajet për robërimin e popullatës shqiptare edhe katër vite tjera nën thundrrën e BDI-së.

Fund. Popullata shqiptare është kundër BDI-së, po halli që opozita shqiptare nuk ua plotëson dëshirat popullatës shqiptare. Me përçarjet e tyre ia zgjatin jetën qeverisëse Ali Ahmetit e BDI-së.

Ne tani e tutje duhet kritikuar ashpër opozitën derisa të bashkohen, pas koalicionimit të tyre, atëherë do bëjmë propagandë anti-BDI.”, ka shkruar Profesori Universitar Sulejman Mehazi, përcjell Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/sulejman.mehazi/posts/2948776255172505

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...