Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Profesori Pajaziti vjen me 2 vepra të reja sociologjike

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Këtyre ditëve opinioni publik në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë u njoftua me dy vepra të profesorit Ali Pajaziti nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore (UEJL). Praktikum sociologjik është i 16 prej publikimeve shkencore dhe publicistike të autorit ne renome, ndër të cilat edhe monumentalet: Fjalor i sociologjisë (2009) dhe Fjalor i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare (koautor, 2019).

Ndër temat që i trajton ky opus i periudhës korrik 2016-nëntor 2019 janë këto: identiteti, konvertimi kombëtar, kriza e vlerave, politika dhe kultura, luftërat për ushqim, emigracioni dhe integrimi, feja tokësore, diplomacia energjitike, shoqëria permisive, koha e lirë, shekulli amerikan… Mozaiku i këtij libri plotësohet edhe me zbërthimin e çështjeve si shteti dhe tregu kosmopolit, rëndësia e qytetarit në shekullin XXI (Civis sum!), njerëzishmëria: për të nuk ka diplomë, kriza etike e shprehur përmes vrasjeve, homicidit, epoka e live terrorizmit (rasti Christchurch), fobitë (ksenofobia, islamofobia), shteti nacional në epokën e globalizimit dhe shumë të tjera.

Pajaziti merret edhe me diadën teknologjitë informatike-religjioni, në kohën kur inovacionet dhe profitabiliteti vihen mbi të gjitha, kur me të shenjtën sundohet përmes formulës “Harrojeni audiencën e përgjithshme, zgjidhni një nyjë të identifikueshme, gjeni një fije dhe korrni sukses në biznes. Është koha kur ‘teknologjia është gjithçka’, kur blejmë Apple, Moleskine, Newsweek, HBO, kur konsumojmë produkte të KFC, Starbucks, kur interneti dhe mediat sociale dita ditës po na depërtojnë në palcë.” Në njërin nga tekstet autori flet për relacionin intelektuali-mjedisi shoqëror, ku mes tjerash thekson se shkollari nuk duhet të abstragohet nga masat, se ikja nga populli nuk e bën intelektualin më të madh, më të vyeshëm, përkundrazi, madhështia e tij është në korrelacion me kthimin kah vetja, kah bashkësia nga e cila rrjedh dhe pjesë e së cilës është vetë ai.

Vepra e dytë është ajo në gjuhën maqedonase Социологика (Sociologika), ku autori me stilin e e е ve të veçantë trajton tema relevante dhe konkrete që e tangojnë qytetarin dhe njeriun në këtë fazë të zhvillimit të historisë njerëzore, në epokën e planetarizmit dhe globalizimit kur të gjithë përballemi me çështje të njëjta, por edhe syresh të veçanta për kontekstin ballkanik. Në këta artikuj akademikë Pajaziti shqyrton kushtet socio-ekonomike dhe cilësinë e jetesës, multikulturalizmin përmes shembullit të pozitivitetit të provuar të UEJL-së, problemin e banimit që është me peshë në politikën sociale si faktor që drejtpëdrejtë është i lidhur me cilësinë e jetesës,me identitetet inkluzive, fetare dhe nacionale në RMV, diadën rinia universitare dhe religjioni, islamin si “provokim global” (shembulli T. Ramadan), përshpirtësinë dhe tolerancën, problemin e arsimit fetar: pro et contra etj.

Postime të ngjashme

Albert Z. Zholi: “Melodia e jetës” vëllimi me drithërime poetike i Lumnie Hotit

S.B.

Filmi i Blerta Bashollit, “Zgjoi” do të shfaqet në rrjete kinemash në tri kontinente

S.B.

Nis hartimi i “Historisë së shqiptarëve”/ Paskal Milo: Mid’hat Frashëri, bashkëpunim me Zervën gjatë luftës

S.B.

Polifonia që tërheq turistë/ Gjirokastër, në verë priten më shumë festivale

S.B.

Regjisori Pirro Milkani flet për njohjen 50-vjeçare me aktorin Radoja: Si e mora në filmin e parë

S.B.

Grupi i 21 aktorëve bojkoton e kërkon anulim të konkursit të “Dodonës”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...