Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Programi i PD-së për arsimin, Vokshi: Jo më portale propagande e mësues partiake. Ja ndryshimet e pranimit në universitet

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Voshi, e ftuar në News24, tregoi më tepër detaje nga programi i PD-së për arsimin, i publikuar gjatë ditës së sotme. Vokshi theksoi se do të bëhen një sërë ndryshimesh që lidhen me infrastrukturën dhe kurikulat shkollore.

“Është një grup pune me ekspertët më të mirë, shqiptarë dhe jo vetëm, shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme. Jemi munduar të marrim eksperiencat më të mira. Shqipëria duhet të shkojë drejt BE-së. Nuk mund të mbetemi në kuadër të rehabilitimit të problematikave që ka krijuar Rama. Programi jonë është që çdo fëmijë, pa ndasi statusi, gjinie, do të marrë një arsim të barabartë dhe cilësor. Basha premton që çdo shkollë do të ketë standarde evropiane, biblioteka. Do të mundohemi që infrastruktura në çdo cep të Shqipërisë të jetë njësoj me të gjitha standardet. Arsimi në Shqipëri është falas me kushtetutë por ne paguajmë për infrastrukturën. Ne kemi shkolla në Tiranë jashtë standardeve të sigurisë. Ne kemi shkolla të pa digjitalizuara. Në 5 vitet e fundit janë harxhuar 18 milionë euro për platformat digjitale, ndërsa e ke në nivelet zero. Grupi i punës ka takuar mijëra nxënës, familje. Banka Botërore e thotë se gjysma e fëmijëve nuk marrin arsim, sepse nuk u sigurohet interneti. Ne na rezulton që kjo shifër është më e madhe. Mendoni se ka qindra fëmijë që sot nuk arsimohen dot. Një nga statistikat tronditëse është se kemi 175 mijë studentë që janë larguar nga sistemi arsimor. Janë larguar për shkak të varfërisë, kemi shkallën më të lartë të varfërisë. Nëse i referohemi studimit të OECD-së, Shqipëria ka nivelin më të madh të braktisjes. Nga klasa e parë deri në të 8-ën është 7%. Mendoni se çfarë shifrash skandaloze janë këto. Kam shkuar në Ishëm, shkolla ishte e dëmtuar nga tërmeti, detyroheshin të shkonin në një shkollë tjetër 10 km larg. Transporti nuk u sigurohej. Arsyet e tjera janë varfëria, emigracioni, janë një sërë shkaqesh që janë evidentuar. A i ka marrë qeveria masat? Jo. Sepse investohet më pak se fasadat shumëngjyrshe”, tha ish-deputetja.

Ndër të tjera Vokshi u ndal tek rritja e pagave për edukatoret, mësueset dhe pedagogët. Ajo tha se programi i tyre parashikon pagë minimale për mësueset 700 euro. Gjithashtu ajo tregoi dhe ndryshimet e pranimit në universitet. Ku nuk do të varet nga mesatarja, por nga politikat e vendosura nga vetë universitetet.

“Ka një formulë përllogaritje, është rroga bazë, të gjitha trajnimet që bëhen, vjetërsia. Mësuesit nuk paguajnë dot dritat e ujin në fund të muajit dhe jo të mundësojnë mirëqenien. Të gjithë edukatorët e ciklit parashkollor, kemi marrë parasysh dhe rritjen e pagave për pedagogët. Edhe mësuesit me, pa eksperiencë nuk do të kenë pagë më të ulët se 700 euro. Nuk do të kemi më mësuesit e partisë, jo më portale propagande që nuk janë funksionale. Por sipas meritokracisë do të jetë dhe shpërblimi. Ne do të heqim mesataret, kushdo do të aplikojë dhe do të ketë pranime nga ana e universiteteve. Këta të fundit do të bëjnë pranimin. Sistemi do të jetë meritë-preferencë, meritë nga ana e nxënësve, mbi bazën e mesatares. Që vitin e parë të gjimnazit ata do e dinë si do të jetë kriteri i përzgjedhjes pas tre viteve, kjo do të fusë në punë studentët”, tha Vokshi.

Postime të ngjashme

Zjarr në Kalanë e Beratit, zjarrfikësit dyshojnë se është e qëllimshme

D V

Meta: 70 vatra aktive zjarri në Shqipëri po rrezikojnë rëndë pasuritë natyrore

D V

Ministria e Shëndetësisë publikon rastet e reja, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

D V

Zjarret, Meta: Të merren masa, e papranueshme shpërdorimi i detyrës

D V

Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët: Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

D V

Rama: Angazhimi i ushtrisë për shuarjen e zjarreve, meriton respekt e inkurajim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...