Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Progresi i “frenuar” në procesin euro-integrues të Maqedonisë

Shkup, 1 shkurt – Anëtarësimi i plotë në BE, si një angazhim strategjik i Maqedonisë, është mbase qëllimi i vetëm i vendit për të cilin ekziston një konsensus politik dhe pothuajse e pandryshuar mbështetje e lartë shoqërore dhe qytetare ndër vite, përkundër të gjitha pozicioneve të tjera të kundërta të brendshme. Edhe vendimet “traumatike” politike për të ndryshuar emrin e vendit, të cilat më vonë si anije të lidhura shkaktuan problematizimin e jashtëm të identitetit kombëtar maqedonas, u justifikuan si një hap për afrimin vendimtar pranë portave të BE-së. Sidoqoftë, dy vjet më vonë, me gjithë dramën politike të mbijetuar, Maqedonia nuk duket se është edhe më afër fillimit të arritjes së qëllimit të saj strategjik – assesi nuk arrijnë të fillojë procesin e negociatave me BE-në, shkruan Zhurnal.mk

Analisti Artan Dika vlerëson se në Maqedoninë e Veriut ka ngecur çdo gjë, jo vetëm euro-integrimet. Sipas tij, për të gjitha ngecjet tjera mund të kishte pasur ndikim edhe kriza shëndetësore dhe ekonomike me Covid-19, por për procesin integrues jo. “Ndoshta për të tjerat mund të ketë ndikuar edhe pandemia, por për euro-integrimet jo. Maqedonia arriti ta tejkalojë kontestin e emrit me Greqinë pas një periudhe afro 30 vjeçare. Dhe në fund rezultati/emri ishte një zgjidhje që shumë lehtë mund të ishte arritur që në vitin 1992… ose të paktën në 2002 ose 2004. Kokëfortësisë së partisë maqedonase në pushtet për të mos lëshuar pe iu shoqërua paaftësia e partnerit shqiptar që nuk kishte kurrfarë ndikimi për këtë çështje në rreth 20 vite qeverisje, sado që vazhdimisht fliste për integrime euroatlantike. Edhe tani në raport me Bullgarinë po bëhen autogola me deklarata arrogante të panevojshme e me djegie flamujsh. Ky vend po bëhet sinonim i ngecjes dhe po mbetet edhe pas vendeve tjera të rajonit që dikur radhiteshin pas Maqedonisë së Veriut. Raporti i fundit i renditjes në luftën për korrupsionin e dëshmon këtë”, deklaroi për Zhurnal, analisti Artan Dika.

Në vend të ofrimit të rezultateve, shprehet më tej ai, krejt çka i ka mbetur Qeverisë është ofrimi i premtimeve pa ndonjë bazë dhe besueshmëri reale dhe spinave sa për ta kaluar momentin. “Kur popullit i shiten si arritje të mëdha hapja e një pike kufitare, ndërtimi i një rrugë, lëshimi në përdorim i një ski-lifti me gjashtë ulëse pas 15-20 vite premtimesh, apo edhe zgjidhja e një problemi si ai me emrin pas 30 vitesh humbje absurde kohe, ndërkohë që vendet tjera bëjnë hapa gjigantë në integrimet e tyre, duke lënë pas zënkat, duke bërë investime masive në infrastrukturë, turizëm dhe duke i zhvilluar sektorët tjerë me rëndësi të një shoqërie, rezultati në fund është ky realitet i hidhur që e ndeshim përditë”, thekson Dika.

Ndryshe, megjithëse vitin e kaluar 2020, Bullgaria mori rolin e një frenuesi të integrimit evropian të Maqedonisë, duke imponuar “shantazhe” të identitetit historik si një arsye për të vënë veton në kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë, sinjale tjetër ishte edhe mosdisponimi i disa anëtarëve të tjerë të BE-së për zgjerim të mëtejshëm. Ndoshta një sinjal i qartë për këtë duhej të ishte këmbëngulja e Francës për të futur një metodologji të re për pranimin e vendeve kandidate, veçanërisht për Maqedoninë dhe Shqipërinë, por nomenklatura politike dukej se nuk ishte e gatshme të shihte sinjalet e tilla si hapja e derës për një labirint të ri. Ecuria e ngjarjeve: Brexit, Pandemia, Vetoja bullgare, skepticizmi i vendeve anëtare të BE-së ndaj vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor…, për ata që i ndjekin zhvillimet euro-integruese të Maqedonisë, shanset për anëtarësim të Maqedonisë në BE tregojnë se vendi duhet të përballet me situatën e Unionit në planin afatgjatë (për arsye të ndryshme secili anëtar) nuk e dëshiron zgjerimin. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...