Progresraporti i BE, Manja takon homologun malazez: Nisim takime në nivel teknik për Kapitullin 23

nga D V

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë të Malit të Zi, Bojan Božović, i cili ka marrë detyrën e re në drejtimin e kësaj ministrie.

Në një postim në rrjetet sociale, Manja thekson se gjatë takimit u ra dakord për zhvillimin e takimeve periodike në nivel teknik për Kapitullin 23, duke u alternuar mes Tiranës dhe Podgoricës. “Ky bashkëpunim i ngushtë është sinjal i qartë për BE-në se Shqipëria dhe Mali i Zi janë të angazhuar seriozisht për t’iu bashkuar familjes evropiane. Për një Ballkan më të fortë dhe evropian për qytetarët tanë”, shkruan Manja.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mori pjesë në Konferencën Ministeriale të Drejtësisë BE-Ballkani Perëndimor, që u zhvillua në Mal të Zi. Konferenca u fokusua në drejtësinë digjitale, integrimin e Inteligjencës Artificiale dhe bashkëpunimin ndërkufitar në fushën penale. Ky event, i organizuar nga presidenca hungareze dhe i mikpritur nga ministri i Drejtësisë të Malit të Zi, bashkoi ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ministri ka theksuar faktin se drejtësia digjitale dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale janë hapa të rëndësishëm në modernizimin e sistemit të drejtësisë, duke siguruar një akses më të lehtë dhe më efikas për qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More