Projektbuxheti i 2026: Drejtësia më shumë të ardhura vitin që vjen, kryeson KLGJ me rritjen më të madhe me 68 mln euro! Si renditen SPAK, KLP e KPA

nga L. M

TIRANA– Në projektbuxhetin e vitit 2026, shumica e institucioneve të drejtësisë parashikohen të kenë rritje të fondeve, në përputhje me nevojat për forcimin e sistemit gjyqësor dhe hetimor. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) rezulton institucioni me rritjen më të madhe buxhetore, duke përfituar 68 milionë euro, ose rreth 12 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të ketë një shtesë fondesh, me buxhetin që arrin në 21 milionë euro, nga 18.8 milionë euro në vitin 2025.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të kenë një rritje të lehtë të buxhetit, ndërsa disa institucione të tjera të sistemit, si Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), parashikohen të kenë ulje të vogël të fondeve në krahasim me vitin e kaluar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More