Maqedoni

Projekti i mjekëve nga Maqedonia e Veriut kyçet në luftën globale ndaj coronavirusit

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor, zhurnal.mk – Projekti shkencor-hulumtues në fushën e COVID-19 nga Klinika Universitare për Hematologji në Shkup, e udhëhequr nga Irina Panovska-Stavridis, është miratuar dhe zgjedhur që të financohet në dy vitet e ardhshme nga Qendra ndërkombëtare për inxhineri gjenetike dhe bioteknologji në Trieste të Italisë.

Në përpunimin e këtij projekti kanë marrë pjesë edhe Dimitar Efremov, Ilir Demiri, Milena Stefanoviq dhe Aleksandar Dimovski. Ky projekt është zgjedhur në konkurrencë me 38 projekte tjera ndërkombëtare.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se presin që rezultatet nga zbatimi i analizave të kenë rol në marrjen e një pasqyre më të mirë në lidhje me sëmundjen COVID-19.

“Ky projekt ndërkombëtar na jep mundësi të kyçemi në luftën globale për parandalimin e pandemisë COVID-19 dhe tregon se një vend i vogël si i yni ka potencial për punë shkencore-hulumtuese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Postime të ngjashme

Filipçe për Kanal5: Vaksina për KOVID-19 nuk do të jetë e obligueshme

R ZH

Shahpaska: Rritje e lehtë e rasteve pozitive me koronavirus në kopshte, në përgjithësi gjendja është e mirë

admin

Nëse fatura për energji elektrike është më e lartë se konsumi real, qytetarët të dërgojnë ankesë në KRE

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...