Me kërkesë të Këshillit të Ministrave dhe me votat e shumicës në Kuvend, ligji për prodhimin e armëve do të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.
Votimi i projektligjit do të bëhet më 25 korrik, pavarësisht kundërshtimit të opozitës.
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi deklaroi se nuk ka asnjë urgjencë që ky ligj të kalojë me procedurë të përshpëjtuar, ndërsa Jorida Tabaku tha se ndryshimet po bëhen pas kërkesës së një operatori.