Kosovë

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike sërish në Kuvend

Zhurnal Ads

Edhe sot në rend dite të seancës së Kuvendit do të jetë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19. Seanca do të nisë në orën 10:00.

Në mungesë të kuorumit javën e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish kishin dështuar të miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19. Në seancë kishin marrë pjesë në votim vetëm 41 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.

Ky projektligj, po ashtu nuk kishte marrë votat në lexim të parë as në muajin gusht, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ta votojnë, ndonëse ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, bëri thirrje për votimin e tij.

Në seancën e kaluar Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike ishin përplasur lidhur me mosvotimin e këtij Projektligji.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, kishte thënë se kjo Qeveri nuk ka asnjë vullnet ta miratojë këtë Projektligj, pavarësisht që opozita ka shprehur vullnet për bashkëpunim.

“Koalicioni qeveritar është i paaftë për me kalu çfarëdo vendimi në Kuvend. Këta që janë sot në Qeveri kanë refuzuar me diskutu për Pakon Financiare që i ndihmon qytetarët. Prej datës 7 prill nuk kanë qenë të gatshëm të diskutojnë për mundësinë për tejkalimin e situatës së rëndë të njerëzve duke jua mundësu m’i marrë pagesat prej Qeverisë. Në muajt e fundit ka pasur vullnet prej opozitës, PDK-së veçanërisht, që të gjejmë një rrugëdalje për t’i harmonizuar qëndrimet, asnjë vullnet s’ka ekzistu prej Qeverisë, veçanërisht LDK-së”, kishte thënë Krasniqi.

E pas kësaj deklarate, kishte reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, duke thënë se në tri seancat e fundit i ka bërë ftesë publike opozitës që t’i sjellë me shkrim propozimet që ka dhe se ata do t’i marrin parasysh.

Po ashtu, kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Qeveria nuk duhet të presë nga opozita të sigurohen votat për ta kaluar këtë projektligj.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në seancën e fundit ka bërë thirrje te të gjithë deputetët që të japin votën e tyre që Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike të kalojë në lexim të parë.

Haradinaj ka thënë se Projektligji duhet të kalojë në lexim të parë e më pastaj mund të plotësohet.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

Postime të ngjashme

Haradinaj ankohet para Gjykatës se nuk ia lanë numrat e familjarëve

admin

Vdes një punëtor në Minierën e Trepçës në Kosovë

admin

60 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...