Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Prokurorët e Hagës nisën intervistimin e komandant Adem Shehut

Prokurorët special në Hagë paraditen e kësaj të mërkure nisën intervistimin e ushtarakut shqiptar Adem Shehu i cili drejtoi formacionet ushtarake në UÇK.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se komandant Adem Shehu mbërriti në Hagë paraditen e djeshme dhe sot në ora 11:00 nisi seanca e parë e intervistimit e cila pritet të vijojë edhe gjatë ditës së enjte.

Zoti Shehu mësohet se është duke u intervistuar në kapacitetet e dëshmitarit, por nuk bëhen publike detajet specifike se çfarë dëshmie duan të përftojnë prokurorët dhe ndaj kujt duan ta përdorin.

Adem Shehu është shtetasi i parë shqiptar që intervistohet për llogari të hetimeve për krimet e supozuara të UÇK gjatë luftës.

Top Channel ekskluzivisht raportoi javën e shkuar se prokurorët special në Hagë, i kishin dërguar një fletëthirrje për tu intervistuar si person që ka dijeni, Adem Shehut ish Komandant i Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit.

Të njëjtat burime në kushtet e anonimatit i thanë Top Channel se prokurorët special përmes një letër porosie dërguar Ministrisë së Drejtësisë më 14 Dhjetor 2020 kërkonin, përcjelljen e fletë thirrjes Adem Shehut për t’u intervistuar në Hagë.

Komandant Adem Shehu e respektoi ftesën dhe u nis për në Hagë paraditen e të martës.Gjatë luftës në Kosovë rreth 200 oficerë të ushtrisë shqiptare iu bashkuan luftës çlirimtare të UÇK-s.

Adem Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës, dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore që mbronin Tiranën, pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në vitin 1980.

Në vendlindjen e tij, në Farkë, organizoi stërvitje luftarake të luftëtarëve, të cilët vinin nga Kosova, nga trojet etnike dhe nga vendet perëndimore.

Grupet përbëheshin nga 25-30 veta. Banesa e tij, u shndërrua në një qendër stërvitore, në një “akademi” ushtarake në Farkë. Kur lufta nisi ai instruktonte drejtuesit e UCK se si të ulnin humbjet gjatë luftimeve. Më pas u largua drejt Kosovës dhe brenda një kohe të shkurtër u vendos në krye të brigadës 153 në zonën e Llapit.

Formacioni i tij kontrollonte një nga rrugët kryesore ku ushtria serbë mund të tërhiqej nga Kosova pas marrëveshjes së Rambujesë. Por për shkak të sulmeve efikase të shpeshta në formacione të vogla, ushtria serbe ndryshoi drejtim.

Zbatimi i taktikave luftarake që ishin baza e strategjisë së ushtrisë shqiptare, u bënë arsyeja e suksesit në luftime të brigadës që drejtonte Adem Shehu.

Postime të ngjashme

Makina përplas motorin dhe ‘zhduket

T E

Tragjedi në Itali, 18 vjeçari shqiptar humb jetën duke ngjitur malin

T E

Paloka: PD do ta fusë Shqipërinë në shtegun e duhur të zhvillimit

T E

“Mjekët s’më dhanë shpresa”, e reja historinë: Babi përgatiti shtëpinë

T E

Moti i mirë rikthen trafikun në Durrës, makina nga Tirana e Kosova për fundjavë në plazh

T E

Humbje e madhe për Valentina Leskajn, bashkëshorti i ish-deputetes humb betejën me Covid-19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...