Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Prokurorët nga ish PSP-ja kandidatë për ekipin e Ruskoskës

Shkup, 25 shtator – Zhurnal.mk – Pothuajse të gjithë prokurorët nga ish Prokuroria Speciale Publike (PSP) kanë konkuruar për pesë vendet e punës në Prokurorinë për krim të organizuar të cilën e udhëheqë Villma Ruskoska, informon Zhurnal.

Gjithsej kanë arritur 15 aplikime nga PSP, e mes tyre nuk janë vetëm Lençe Ristovska dhe Stevo Donevski. Ish kuadri i PSP-së, zyrtarisht, nuk do të ketë përparësi gjatë përzgjedhjes dhe pritet të përfundon në mesin e nëntorit. NGa fundi i këtij viti, ngelet i zbrazur funksioni Prokuror Republikan Publik, përshkak se Ljubomir Jovevski do të ikë në pension.

Vendet e prokurorëve tanimë u bënë temë për presion të VMRO-DPMNE-së opozitare pasi ata nuk arritën të pengojnë ligjin për Prokurori Publike pas disa muajve bllokim. Nga kjo parti kërkojnë që prokurori i ri republikan të përzgjedhet nga opozita, sepse siç thonë, kjo ka qenë madje premtim i LSDM-së para zgjedhjeve në vitin 2017.

Ekspertët nuk pajtohen me kërkesën e Mickoskit sepse me këtë shkelet pavarësia e pushtetit gjyqësor. Sipas tyre, prokurori republikan duhet të propozohet nga Këshilli i Prokurorëve Publik.

Sipas ligjit të ri për Prokurori Publike, prokurorin e propozon Qeveria, ndërsa e voton Kuvendi. Ligji ishte sjellë në shkurt, ndërsa hyri në fuqi më 30 qershor. Edhe nga sektori joqeveritar konsiderojnë se as opozita as pushteti, por Këshilli i Prokurorëve duhet të emërojë prokurorin publik të Maqedonisë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Teuta Arifi prezanton punimet për shtegun e biçikletave në qendër të qytetit (FOTO)

R Zh

Radev: Nuk kam ndërmend të shtyjë thirrjen e sapozgjedhur të Asamblesë së 45-të Kombëtare

R Zh

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

KE: Mosplotësimi i kritereve mund të çojë në heqjen e regjimit pa viza

R Zh

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 193 raste me Kovid-19, 1014 të shëruar dhe 34 persona të vdekur

R Zh

Qeveria e publikoi listën e personave të cilët janë angazhuar për mes marrëveshjeve autoriale

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...