Maqedoni

Prokuroria: Мickoski nuk ka ushtruar në fitnes

Zhurnal Ads

Shkup, 18 shtator, zhurnal.mk – Prokuroria Themelore e Shkupit pas zbatimit të kontrolleve të detajuara, u shpreh se nuk ka për veprim prokurorial për rastin ‘Fitnesi’, që kishte të bëjë me videot e publikuara ku shihet se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski viziton fitnesin në kohën kur këto ishin të mbyllura nga Qeveria.

“PTHP dha urdhër për sigurimin e videove dhe ekspertimin e pajisjeve që mbajnë videot e kamerave në fitnes. Në të njëjtën kohë janë pyetur disa persona në cilësinë e dëshmitarëve. Analizë ishte materiali i plotë që u sigurua nga SPB Shkup e që u morr nga subjekti ekonomik në periudhën në fjalë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Sipas tyre, në video incizime nuk janë vërejtur personat dhe se nga ekspertiza e pajisjeve është konkluduar se videot nuk janë manipuluar.

Në fund PTHP shton se pas dokumentimit të materialit, prokurori publik vërtetoi se në rastin konkret nuk ka dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale.

Ndryshe, gjatë muajit prill u publikuan video në të cilat shihet se si Micokski shkon në fites gjatë kohës kur fitneset ishin të mbyllura për shkak të pandemisë.

Postime të ngjashme

Kovaçev i drejtohet Zaevit: Në BE nuk ka vend për gënjeshtra dhe ideologji antibullgare

T E

“Monstra”, ekspertja e dheut Nikollovska ka përgatitur raport të rrejshëm

XH,I

Shoqata e Infermierëve: Përcaktim ligjor i kompetencave e përgjegjësivë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...