Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prokuroria do ta ankimojë vendimin për paraburgim e Dragi Rashkovskit

Shkup, 16 prill 2021 – Zhurnal.mk– Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin e Gjykatës themelore penale Shkup për paraburgimin e shqiptuar shtëpiak për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, i dyshuar në rastin për furnizimin publik të softuerit për shkelje në komunikacion.

“Është caktuar paraburgim shtëpiak. Nuk është marrë parasysh propozimi i Prokurorisë që të përcaktohet masë paraburgimi dhe menjëherë do t’ju them se do të vijojë ankesë për vendimin e tillë për shkak se vlerësoj se Prokuroria dha me të vërtetë mjaftë dëshmi për rrethanat për të cilat kërkoi të përcaktohet masë e paraburgimit, e jo paraburgim shtëpiak, aq më tepër që me masën për paraburgim shtëpiak edhe më tej do të ekzistojë rrezik për ndikim ndaj dëshmitarëve dhe dëshmive të tjera materiale. Prej këtyre shkaqeve do ta parashtrojmë ankesën gjatë ditës së nesërme”, tha prokurorja e cila e udhëheq hetimin, Ivana Trajçeva.

Ajo shtoi se nuk mund t’i komentojë shkaqet e Gjykatës, për të cilat ka vendosur të përcaktohet masa e paraburgimit shtëpiak, e jo masë e paraburgimit efektiv.
Prokurorja Trajçeva, paralajmëroi se është e mundur të zgjerohet hetimi nëse gjejnë dëshmi për dyshim themelor se edhe ata kanë kryer vepër penale.

Postime të ngjashme

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

Qendra e re klinike është zgjidhja më e mirë, sa më shpejtë të fillojë ndërtimi

Z H

Zaev-Cipras: Përfitimet e Marrëveshjes së Prespës sot njihen edhe nga palët të cilët kishin dyshime

Z H

Dimitrov: Rasti ynë është test për Unionin nëse ne në Ballkanin Perëndimor do të mund t’I besojmë BE-së

Z H

Sot dhe nesër mbërrijnë 140 mijë vaksina anti-Kovid

B L

Karakaçanov kushtëzon Borisovin për koalicion: Vetëm nëse vazhdon bllokimi i Maqedonisë për në BE

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...