Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Prokuroria e Shtetit jep detaje të reja: Arrestime dhe rreth gjysmë milioni të sekuestruara

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda ka zhvilluar një aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.

Pas këtij aksioni, Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur se janë arrestuar 12 persona, 10 prej të cilëve zyrtarë.

Ai tregoi për “Syri.net”, se kanë sekuestruar 400  mijë euro.

“Nga muaji janar ka filluar grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave që kanë rezultuar se duhet të zbatohen masat e fshehta dhe ato të vezhgimit, kemi ardhë në përfundim që të bastisen disa lokale ku mund të gjenden para të përfituara kundërligjshëm…Kemi bërë bastisjen e lokaleve, ku gjatë bastisjes kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura, lapo top , kompjuterë telefona, etj.Që do të shërbejnë për procedurat e ardhshme”, tha Lumezi

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti  ka njoftuar se parat e sekuestruara ka informacione se janë marr nga shtëpitë e të dyshuarëve.

Sipas tij, është bastisur Ministria e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë si dhe disa komuna tjera në vend.

Ai tha se paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarave për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Postime të ngjashme

Glauk Konjufca: Përpilimi i padisë për gjenocid kundër Serbisë do të merr kohë

N E

Prokuroria Themelore në Prishtinë nis hetim për “Zbulimin e fshehtësisë zyrtare”

N E

Haxhiu: Sigurimi i vaksinave është top prioritet i qeverisë

N E

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në Mitrovicë

N E

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Në Kosovë nga e hëna mësimi me prezencë fizike

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...