Kosovë

Prokuroria e Specializuar do t’i ftojë mbi 15 dëshmitarë në gjyqin ndaj Salih Mustafës

Zhurnal Ads

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, me nofkën “Komandant Cali”, sot u paraqit përsëri në sallën e Gjykatës së Specializuar për t’u informuar nga prokurori special për dëshmitarët dhe provat materiale që e mbështesin aktakuzën.

Prorkurori Andrew Carnegie deklaroi se zyra e tij do të ftojë 16 ose më shumë ëshmitarë për fazën tjetër të këtij gjykimi. Ai tha se për tetë prej tyre do të kërkojë nga Gjykata masa mbrojtëse për mosidentifikimin e tyre.

Prokurori Carnegie tha se deri më 1 dhjetor 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të dorëzojë mbi 50 prova materiale, si: deklarata, video, fotografi, materiale të tjera. Ai tha se në mesin e këtyre provave do të jenë edhe deklaratat e 11 dëshmitarëve si prova shtesë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Salih Mustafa, Avokati Von Bone, tha se i mungon materiali me numër 2, i cili, siç u kuptua nga ndërhyrja e prokurorit Smith, ka të bëjë me 5 dëshmitarë të cilët janë nën masa mbrojtëse.

Prokurori deklaroi se materiali mbështetës  që lidhet me këta dëshmitarë duhet të redaktohet në drejtim të informacionit që mund të çojë në identifikimin e dëshmitarëve. Ai tha se këto redaktime janë në përfundim e sipër.

Avokati Von Bone u ndal edhe te çështja e një libri që do të trajtohet si provë materiale në këtë proces gjyqësor. Ai i kërkoi Zyrës së Prokrurorit të Specializuar që kapitujt e këtij libri, më saktësisht citatet e marra nga ky libër, të përkthehen dhe t’i jepen atij, pasi  ai nuk e ka këtë libër.

Avokati deklaroi gjithashtu se autori i këtij libri duhet të vijë të dëshmojë lidhur me autenticitetin e këtyre citateve dhe lidhur me mënyrën e organizimit dhe hiserarkisë së UÇK-së.

Prokurori Smith tha libri do të bëjë pjesë e provave që do të ofrohen gjatë gjykimit, prandaj ai do t’u dorwzohet palwve sapo të përkthehet.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa do të përballet me akuzat për vrasje të paligjshme, torturë, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar të civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se Salih Mustafa, ish-komandant “Cali”, ishte epror i njësitit BIA, që kishte 500-600 anëtarë, të cilët vepronin kryesisht në zona të mëdha urbane si Prishtina dhe Obiliqi dhe përreth këtyre zonave, si dhe në rajonin e Gollakut në të cilin ndodhet fshati Zllash.

Sipas aktakuzës, njësiti BIA vepronte në një kompleks në Zllash që përfshinte një numër ndërtesash dhe përdorej si vendstrehim dhe si qendër ndalimi dhe marrjeje në pyetje.

Aktakuza e ngarkon Mustafën se mes 1 dhe 19 prillit 1999 së bashku me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Sipas aktakuzës personat e ndaluar u mbajtën të ruajtur me roje, në një stallë të kyçur dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës.

Aktakuza thotë se i akuzuari Salih Mustafa së bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, kishin kryer trajtim mizor sepse 6 të ndaluarve nuk u kishin dhënë mjaftueshëm ushqim, ujë dhe nuk u kishin siguruar kushte higjienike dhe sanitare, fjetje, strehim dhe të kujdesit shëndetësor.

Pika e akuzës që  ngarkon Mustafën me torturë thotë se i akuzuari Mustafa së bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së u shkaktuan viktimave të ndaluara vuajtje dhe dhimbje shumë të rënda me synim marrjen e informatave ose deklaratave pranuese, duke i ndëshkuar, frikësuar ose shtrënguar viktimat ose duke i diskriminuar viktimat, ndër të tjera për arsye politike.

Aktakzua ngarkon Mustafën edhe për vrasjen e njërit prej 6 personave të ndaluar.

Sipas kësaj pike të aktakuzës, i akuzuari Salih Mustafa, ishte prezent në kompleksin e ndërtesave të Zllashit, kur pjesëtarët e UÇK-së e kishin sjellë personin tani të vrarë dhe e kishin shënjestruar duke e rrahur dhe shënjestruar më shumë se perosnat e tjerë.

Sipas aktakuzës, gjatë kohës së ndalimit të personit të vrarë, familjarët e tij vazhdimisht kishin kërkuar informata rreth tij, por nuk u ishin dhënë informata të plota, ose u idhin dhënë informata të rreme.

Postime të ngjashme

Deputetja e VV-së, Hotit: E ke bërë shtetin policor, jo parandalues

D XH

PDK-ja e quan skandaloze mospërkrahjen e Qeverisë për ekonominë, masat i konsideron pa vizion

S.B.

​Qeveria me 15 prioritete për ERA 2, BE kërkon zbatim e jo vetëm miratim të ligjeve

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...