Agjencia Zhurnal.mk

Prokuroria e Stambollit ngre aktakuzë kundër 20 sauditëve për vrasjen e Khashoggit

Zyra e Prokurorit të Stambollit njoftoi të mërkurën se ka përgatitur aktakuzë kundër 20 personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Në mesin e personave të akuzuar janë edhe ish-shefi saudit i inteligjencës dhe një ish-këshilltar i gjykatës mbretërore.

Vrasja e Khashoggi-t në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018 kishte nxitur reagime të ashpra në tërë botën dhe ia ka dëmtuar imazhin princit Mohammad bin Salman, i cili de fakto e udhëheq pushtetitn në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Disa qeveri të vendeve perëndimore dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës e Shteteve të Bashkuara, CIA, besojnë që princi saudit kishte dhënë urdhër për vrasjen e gazetarit të gazetës amerikane “The Washington Post”.

Prokuroria e Stambollit njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-shefit të inteligjencës në Arabinë Saudite, Ahmed al-Asiri dhe ish-këshilltarit të gjykatës mbretërore, Saud al-Qahtani, të cilët i akuzoi për përgatitje të vrasjes së paramenduar.

Ky organ i akuzon edhe 18 persona të tjerë në këtë rast, të cilët dyshohen për zbatimin e planit të dy personave të lartëcekur, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Aktakuza është mbështetur në analizën që u është bërë telefonave të të dyshuarve, të dhënave të hyrjes dhe daljes nga territori i Turqisë dhe pranisë së tyre në konsullatë, deklaratave të dëshmitarëve dhe analizimit të telefonit, laptopit dhe tabletit të gazetarit të ndjerë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...