Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prokuroria hap lëndë të re: Gruevski, Mijallkov, Kamçev dhe Novaçevski dyshohen për larje parash

Zhurnal Ads

Shkup, 19 tetor, zhurnal.mk – Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur lëndë të re, në të cilën të dyshuar janë Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Risto Novaçevski, Orce Kamçev, si dhe pronari i një kompanie.

Siç thonë nga Prokuroria, ata dyshohen për larje parash dhe vepra tjera të dënueshme me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në periudhën prej 2006 deri 2012, Gruevski si kryetar i VMRO-DPMNE-së ka përvetësuar mbi 1.300.000 euro. Një pjesë të mjeteve të cilat në këtë periudhë i ka pranuar personalisht ose nëpërmjet komiteteve komunale të partisë si donacione për partinë politike, nuk i ka paraqitur si donacione dhe në këtë mënyrë ka përvetësuar së paku 1.300.360 euro”.

“Këto para Gruevski i ka lëshuar në qarkullim me blerjen e tokës ndërtimore në Vodno, ndërsa i dyshuari Mijallkov edhe pse e ka ditur se si Gruevski i ka marrë paratë, ka vendosur kontakt me pronarin e një kompanie në Belize dhe ka kërkuar dokumentacion, vula dhe xhirollogari që t’i ketë në dispozicion. Risto Novaçevski, pas një marrëveshje paraprake me Gruevskin, është bërë drejtues i kompanisë e cila e ka blerë tokën në Vodno”, thonë nga Prokuroria.

Si pronar i tokave në Vodno është paraqitur kompania, për të cilën nga Prokuroria thonë se është nën pronësi të të dyshuarit të pestë, Orce Kamçev.

Nga Prokuroria thonë se për Risto Novaçevskin, i cili është i dyshuari i tretë do të kërkojnë paraburgim, ndërsa për të dyshuarit tjerë masa parandaluese.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gjendja me Covid 19 në Maqedoni po qetësohet, MSH me apel para festave

Z H

Xhaferi: Ruani dinjitetin dhe vazhdoni ballëndritur dhe faqebardhë

T E

Amendime qesharake nga partitë politike për ndryshimin e rregullores së Parlamentit

E.E.

VMRO-DPMNE: Zaevin do ta gjykojë populli në zgjedhje

E.E.

6 persona pozitiv për coronavirus kanë dashur që të largohen nga Maqedonia e Veriut, kapen në aeroport

admin

Medalje për nxënësit e kolegjit “Jahja Kemal” në INOVA të Zagrebit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...