Prokuroria hapi lëndë për krim financiar, bastisje në disa lokacione

nga Xh M

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka formuar lëndë për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale në fushën e krimit financiar, gjegjësisht “fshehje tatimore”, “mashtrim tatimor”, dhe “larje parash dhe përfitime tjera nga vepra penale” të një grupi subjektesh.

Siç njoftuan nga PTHP, lënda është formuar pas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për njohuri deri te të cilat ka ardhur Drejtoria për ardhura publike.

“Për shkak të dëshmimit të bazës së dyshimit për kryerjen e veprave penale, me kërkesë të prokurorit publik të lëndës, gjyqtari në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup ka lëshuar urdhër për bastisje të shtëpisë dhe objekteve tjera në disa lokacione në disa qytete”, thonë nga Prokuroria.

Nga aty shtojnë se zyrtarë policorë, zyrtarë të Drejtorisë për të ardhura publike, të koordinuar me hetuesit e Laboratorit për forenzikë digjitale pranë Qendrës Hetimore të PTHP NKOK, gjatë bastisjeve kanë siguruar dokumentacion të shumtë dhe shënime elektronike, që do t’i nënshtrohen përpunimit dhe analizës, me qëllim që të sigurohen prova materiale për nevojat e udhëheqjes së procedurës së mëtejshme penale.

“Bastisjet ende janë në vijim. Duke qenë se bëhet fjalë për një procedurë parahetimore, e cila sipas ligjit është e fshehtë, opinioni do të njoftohet me kohë për hollësira që nuk do ta prishin procedurën”, shtojnë prej aty.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More