Prokuroria: I është marrë foshnja gjashtëmuajshe nënës 23 vjeçe, i shkaktoi gjakderdhjeje duke e rrahur

nga D. V.

Shkup, 11 nëntor – Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një gruaje 23-vjeçare nga Rzhanica, e dyshuar për neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijës. Nga Prokuroria thonë se kanë kërkuar nga gjykata që ndaj të njëjtës të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa shtojnë se foshnja, për të cilin nuk dihet se kush është tjetri prind, është marrë në kujdes nga Qendra për Punë Sociale.

“Më 9 nëntor në mbrëmje, ajo braktisi në mënyrë të rëndë detyrën e saj prindërore për kujdes dhe edukim, duke neglizhuar dhe keqtrajtuar djalin e saj gjashtëmuajsh. E irrituar nga qarja e foshnjës, ajo filloi ta godasë me duar dhe shuplaka në gojë dhe hundë, duke i shkaktuar lëndime me gjakderdhje. Lëndimet e foshnjës u vunë re nga pronari i shtëpisë ku qëndronte e dyshuara dhe një mike, të cilët e dërguan fëmijën për kontroll mjekësor. Në Qendrën Klinike u konstatuan disa lëndime të reja – kontuzione dhe hematoma, si dhe njolla më të vjetra nga lëndime të mëparshme. Gjithashtu, u vërejt se e dyshuara nuk e kishte çuar fëmijën për kontrolle mjekësore apo vaksinim që nga lindja, me qëllim të fshehjes së dhunës fizike ndaj foshnjës”, thonë nga Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More