Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Prokuroria jep detaje për vrasjen me sëpatë në Gostivar

Gostivar, 13 shtator – Prokuroria Themelore publike e Gostivarit dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasje’.

“I dyshuari 67-vjeçar nga Gostivari, më 9 shtator, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, në mënyrë mizore ka vrarë bashkëshorten e tij. Ata për një periudhë të gjatë kanë pasur mospajtime, ndërsa në ditën kritike, i dyshuari ka hyrë në dhomë dhe me sëpatë disa herë ka goditur gruan në kokë. Më pas nga kuzhina ka marrë thikë dhe e ka shpuar disa herë në bark”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas vrasjes, sipas prokurorisë, nga shtëpia me biçikletë është nisur në malin e fshatit Strajan, dhe më pas ka dalë në rrugë, nga ku është kapur dhe është privuar nga liria na policët.

Prokurori Publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit i propozoi caktimin e masës së paraburgimit për personin i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...