Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Prokuroria kërkon paraburgim për tre zyrtarët policorë nga Gjakova, katër të tjerë mbeten nën hetime

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar tre zyrtarë policorë në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 04 shkurt 2021, në orët e hershme të mëngjesit, ku viktima së pari është ndaluar nga zyrtarët policorë për kundërvajtje në trafik, më pas dyshohet që është keqtrajtuar, dhe nga përdorimi i forcës fizike nga ana e tyre, i njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe për momentin gjendet për tretman mjekësorë.

“Prokurori kujdestarë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka qenë në konsultim edhe me Inspektoratin Policorë të Kosovës, me rekomandimin e të cilëve janë suspenduar shtatë zyrtarët policorë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë ditës do të bëj kërkesën për paraburgim, në Gjykatën kompetente, për tre zyrtarët policorë të cilët gjenden në ndalim dhe do të vazhdojë hetimet edhe për katër policët tjerë të cilët janë të dyshuar për rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

Zeinah Salahi, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë

D V

Kurti thërret mbledhje të qeverisë për në orën 13:00

D V

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

Fabrizi: Dialogu me Kosovën, kyç për pranimin e Serbisë në BE

D V

Shoferi i autobusit të aksidentuar me mërgimtarët kosovarë, dërgohet në burgun e Pozhegës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...