Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prokuroria kërkon që Sasho Mijallkov të ngelet në paraburgim

Shkup, 11 maj – Zhurnal.mk – Prokuroria e lartë nuk pajtohet që t’i hiqet paraburgimi Sasho Mijallkovit. Propozimi deri te Apelacioni është që ankesa e tij të refuzohet, ndërsa ish shefi i policisë sekrete të ngelet në Shutkë, informon Zhurnal.

Mijallkov në paraburgim në Shutkë është që nga 13 prilli, kur u dënua me tetë vite burg për rastin “Thesari”.

Atëherë Prokuroria kërkoi paraburgim efektiv për Mijallkovin përshkak dyshimeve për ikje. Ai është dënuar gjithashtu me 12 vite burg edhe për rastin “Target Fortesa”. Nga Apelacioni kërkojnë dokumenta shtesë nga Gjykata penale lidhur me paraburgimin e tij.

“Menjëherë sapo të marim lëndën dhe kërkesën nga Apeli për vendimin me të cilën shlyhet masa e paraburgimit në lëndë tjetër, do ta dorëzojmë në gjykatë më të lartë”, thonë nga Penalja.

Para se të burgoset, Mijallkov u zhduk dhe nuk ishte i kapshëm disa ditë, e më pas u vet dorëzua në Gjykatë duke thënë se ka patur simptome të virusit dhe është izoluar.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...