Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prokuroria ngre akuzë ndaj ish-kryetarit të KSHZ-së

Shkup, 4 maj – Prokuroria për Krimit të Organizuar ka ngritur akuzë kundër ish-kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Oliver Derkovski ishte në krye të KSHZ-së me propozim të VMRO – DPMNE-së. Ai dhe katër persona të tjerë po ndiqen penalisht për shpërdorim të detyrës zyrtare, ndërkaq veprën dyshohet se e kanë kryer përmes dy prokurimeve publike, me të cilat e dëmtuan buxhetin për një milion e treqind mijë denarë. Tre punonjësit e KSHZ-së, vitin e kaluar para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk kanë konstatuar që kompania DUNA nuk i plotëson kushtet e tenderit për të marrë pjesë në prokurimin publik të softuerit zgjedhor. Prokurimi i softuerit herën e parë ishte anuluar pasi kompania nuk e përmbushi afatin e fundit për dorëzimin e ofertave, dhe as nuk i plotësoi kushtet për të marrë pjesë.

“Në bazë të Raportit nga procedura e kryer, i pandehuri i parë O.D. si Kryetar i KSHZ-së, pa kontrolluar procedurën për vlerësimin e ofertave, ka marrë vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm. Pas anulimit të procedurës, i pandehuri i parë, në kundërshtim me mendimin e Byrosë së Prokurimeve Publike, ka vendosur të zhvillojë procedurë me negocim pa shpallje publike, dhe sipas udhëzimeve të tij, kriteret për vlerësimin e operatorëve ekonomikë në aspektin e cilësisë ishin të reduktuar”, thonë nga Prokuroria.

Pasi procedura është përsëritur, ftesat për të paraqitur azhurnime të softuerit në KSHZ u ishin dërguar dy kompanive. Dhe përsëri, më e favorshmja ka qenë oferta e DUNA-s me të cilën Derkovski nënshkroi kontratë. Por në vend që Derkovski së pari të provonte zgjidhjen softuerike, ai nënshkroi kontratën dhe ajo u zbatua pa provën e detyrueshme. Për më tepër, janë blerë edhe televizorë për të monitoruar rezultatet e ditës së zgjedhjeve nga kompania TARDIS, menaxheri i së cilës përpiloi kushtet e thirrjes publike dhe kështu përfundimisht favorizoi kompaninë që ai drejton. Më 16 korrik të vitit të kaluar, faqja e internetit e KSHZ-së u rrëzua dhe rezultatet e numërimit nuk mund të ndiqeshin në mënyrë elektronike. Prokuroria ndjek penalisht pesë të pandehurit për abuzim të detyrës zyrtare ose sipas Nenit 353 paragrafit 5 i cili parashikon të paktën pesë vjet burg për abuzime të prokurimit publik dhe dëmtim të buxhetit.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...