Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prokuroria ngritë aktakuzë kundër shtatë pjesmarësve në protestën për “Monstrën”

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike sot në Gjykatën Penale ka ngritur propozim akuzë kundër gjashtë personave pjesmarës në protestën për rastin “Monstra”. Të gjithë akuzohen për veprën penale – pjesmarje në turmë që do të kryejë vepër penale në përputhje me nenin 385 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Së bashku me aktakuzën, Prokuroria ka propozuar që t’u vazhdohet masa e paraburgimit, me qëllim që të jenë të kapshëm gjatë gjithë procedurës penale, informon Zhurnal.

Për të njejtën vepër penale, është ngritur propozim akuzë edhe kundër një personit, për të cilin Prokuroria gjykatës sot i proopzoi t’i caktojë masën e paraburgimit, përshkak rrezikut për ikje dhe ta përsëritë veprën.

Kështu, Prokuroria gjithsej ndjekë shtatë persona, përshkak se të njejtit më 26 shkurt, si pjesmarës në protestën për “rastet e montuara politike” kanë kryer dhunë mbi zyrtarët policorë dhe persona tjerë. Ata kanë hedhur gurë, pllaka bekatoni, shufra hekuri dhe mjete tjera, me qëllim për të kaluar kordonin policor. Si rezultat i kësaj, me lëndime trupore ka mbetur një gazetar dhe 11 zyrtarë policorë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...