Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prokuroria ngritë akuzë për mashtrim për ish deputeten Silvana Boneva

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publika ka ngritur akuzë kundër ish deputetes të VMRO-DPMNE-së, Sillvana boneva, për vepër penale mashtrim, informon Zhurnal.

Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për lëndë të quajtur “Drumarina” dhe e njejta ishte hapur nga PSP.

Bëhe fjalë për mashtrim me llogari fiskale për harxhime rrugore nga ish deputetja Silvana Boneva.

E akuzuara nga 1 janari 2011 deri në 16 dhjetor 2015, si person zyrtar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim për vete të përfitojë, ka kryer disa veprime që paraqesin përsëritje të së njejtës vepër penale – mashtrim.

Ajo deri tek shërbimet e Kuvendit ka dorëzuar llogari fiskale nga pikëpagesa rrugore, sikur të kishte realizuar 904 rrugëtime përshkak pjesmarjeve në seanca, me çka personi zyrtar ka ngelur i habitur kur është dashur deputetes t’i paguajë mjete për harxhime rrugore në shumë prej 6,458,551 denarë, apo mbi 100 mijë euro.

Nga fillimi i vitit 2011, e njejta ka patur banesë në Shkup dhe nuk ka udhëtuar për çdo seancë, ndërsa llogaritë fiskale janë siguruar nga persona të tjerë të cilët kanë udhëtuar nga Strumica dhe drejt Strumicës.

Më pas e akuzuara të njejtat llogari fiskale i ka dorëzuar kinse vet ajo ka udhëtuar për çdo seancë./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Vaksina, Sofijanova: Na mbron nga virusi korona

R Zh

Gjorgjia Sajkoski do ta udhëheqë shtabin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme lokale

R Zh

Komunës së Çairit / Deri më tani janë vaksinuar 91 mësimdhënës/e dhe 58 edukatore

R Zh

Bullgari, konstituimi i kuvendit më 15 prill

R Zh

Zjarrfikësit e Shkupit vaksinohen kundër Covid-19

R Zh

“Drejtësia” s’do marrëveshje me sopotasit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...