Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prokuroria nis hetimet kundër Dimovës, për keqpërdorim të parave evropiane

Zhurnal Ads

Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Për pesë muaj, Policia Financiare hetoi punën e Lidija Dimovës, drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programet Evropiane të Edukimit. Dimova mori kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, si dhe për mashtrim duke alokuar para nga një fond i BE-së. I dyshuar është pronari i kompanisë VEZ Trejd, bashkëpunëtor i jashtëm si dhe një arkëtar në agjenci. Vlerësimet e Policisë Financiare, janë se është shkaktuar dëm mbi 400 mijë euro.

Prokuroria theksoi se kallëzimi u pranua dhe u dha urdhër për të kryer procedurë hetimore kundër katër personave. Për më tepër, në Gjykatën Penale janë dorëzuar propozime për masa kujdesi dhe konfiskimin e një pasaporte – sepse Lidija Dimova gjithashtu ka edhe pasaportë diplomatike.

PTHP

“Prokuroria i propozoi gjykatës të vendosë masa kujdesi ndaj të dyshuarve, si dhe detyrim të paraqitjes herë pas here te një zyrtar i caktuar, ose te një organ kompetent shtetëror; konfiskim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror. “

Disa prej mediave raportuan kohë më parë se agjencia e kryesuar nga Dimova, ndau grant prej 270 mijë eurosh një parukerie për projekte mediatike, por ajo mohoi se kishte keqpërdorime.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Besimi: Deficiti do të përgjysmohet vitin e ardhshëm, në 2025 do të ulet në 2.1% të BPV-së

T E

Kuvendi miratoi Ligjin për huamarrje nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim

T E

Si mund të ndikojë pasaporta e vaksinimit për vendin tonë, BE deklarohet pro

T E

SHGM kërkon të ndërpriten sulmet ndaj gazetarëve, paralajmërohet marsh protestues

E.E.

Kursimtarët e dëmtuar të Eurostandard bankës me iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese

E.E.

Qenan Ismaili nuk do të kandidohet për REIS në BFI

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...