Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prokuroria nuk merr asnjë masë ndaj prokurorit që rrahu një grua

Shkup, 28 mars – Pas më shumë se dy javë pasi një prokuror, nga e prokurora e Shkupit sulmoi fizikisht një grua, prokuroria nuk ka filluar ende ndonjë procedurë disiplinore. Edhe pse ngjarja ndodhi në 10 mars, prokuroria ka 16 ditë që thotë se janë duke pritur një shënim zyrtar nga Ministria e Brendshme, megjithëse policia ka regjistruar sulmin e prokurorit në buletinin e policisë të ngjarjeve të përditshme. Edhe sot nga prokuroria theksuan:

“Deri te ne, deri më tani nuk ka arritur asnjë njoftim ose kallëzim penal”, thonë nga PTHP.

Pyetëm në Ministrinë e Brendshme deri ku është rasti dhe kur do të dërgojnë njoftim në Prokurori? U përgjigjën se ende po merren me rastin kurse më 12 mars, MPB për ngjarjen shkroi:

 “Sipas denoncueses, M.M. së pari ka filluar përleshje verbale me të, pas çka e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar atë dhe burrin e saj. Me personat është zhvilluar bisedë informative në stacion policor”, thonë nga MPB.

Prokurori ka rrahu shkupjanen dyzetvjeçare kur ajo shkoi për ta parë nipin e saj. Arsyeja e vizitës ishte se punonjësit socialë e kanë njoftuar se fëmija i mitur është lënë i vetëm në shtëpi pa kujdes prindëror. Babai nuk ka qenë në shtëpi, ndërsa nëna i ka vdekur tashmë disa vjet. Kur e ka kërkuar babanë e fëmijës, ai ka ardhur me dy avokatë. Ka arritur edhe prokurori i prokurorisë së Shkupit i cili e ka sulmuar atë dhe e ka kërcënuar. Shërbimet sociale tashmë kanë raportuar se kanë biseduar me fëmijën dhe policia ka hartuar raport mbi neglizhencën. Që nga 10 marsi, gruaja e sulmuar nuk e ka parë nipin e saj të mitur ose pasi që shërbimet sociale kanë konstatuar neglizhencë prindërore. Fëmija është lënë i vetëm në shtëpi për ditë të tëra.

Postime të ngjashme

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Zekirija Haxhiu

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Zekirija Haxhiu

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Zekirija Haxhiu

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Zekirija Haxhiu

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...