Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Prokuroria përfundon hetimet – kërkon të fillojë gjyqi ndaj Mustafës, mbrojtja me kërkesë që afati të shtyhet për 16 prill

12:20 Ekipi mbrojtës i Salih Mustafës fillon misionin e tij më 19 mars në Kosovë

Mbrojtja e ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa, Julius Von Bonne, derisa ka kërkuar që përfundimi i hetimeve ndaj klientit të tij të përfundojë më datë 16 prill, ka dhënë arsyet e veta pse po kërkon një gjë të tillë.

Ai tha se do të vijë në Kosovë për misionin e tij më 19 mars dhe do të qëndrojë deri deri më 5 prill.

Von Bonne shton se misioni tjetër në Kosovë do të fillojë më 16 prill deri më 23 prill, ndërsa thotë se i duhet kohë për të finalizuar projektin e tyre për dëshmitarët.

Nga ana tjetër, Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se i ka përfunduar proceset hetimore ndaj Salih Mustafës dhe se janë të gatshëm që të fillojë procesi gjyqësor.

“ZPS i ka përfunduar hetimet e veta, ka dy aktivitete hetimore që nuk kanë përfunduar ende dhe kemi depozituar një dokument të portokolluar sot në mëngjes.  Tjetër aktivitet hetimor që nuk është i përfunduar, është në dijeninë tuajgjyaktës. Këto dy aktivitete të papërfunduara nuk e pengojnë fillimin e procesit gjyqësor”, tha përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit.


12:04 – Prokuroria ka përfunduar hetimet, kërkon të fillojë gjyqi ndaj Salih Mustafës

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ka përfunduar hetimet e veta sa i përket çështjes së ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Prokurori i çështjes thotë se Prokuroria ka përfunduar hetimet e veta, por që kanë mbetur vetëm dy prej tyre ende në gjysmë.

Sipas tij këto dy aktivitete nuk e pengojnë fillimin e procesit gjyqësor.

“ZPS ka përfunduar hetimet e veta, ka vetëm dy që ende nuk ka arritur t’i përfundojë. Këto dy aktivitete nuk e pengojnë fare fillimin e procesit gjyqësor, ne jemi gati të fillojmë atë”, ka thënë ai.


11:55 – Seanca ndaj Salih Mustafës nis e mbyllur për publikun për disa minuta

Seanca gjyqësore për ecurinë e çështjes ndaj ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka filluar të premten nga ora 11:00.

Qysh në fillimin e kësaj seance, gjykatësi Nichollas Guillou, ka kërkuar që për disa minuta të mbahet seancë private.

Ndërprerja e seancës publike u mbajt për disa minuta para se të fillojë rendi i ditës.

Salih Mustafa ka qenë njëri nga themeluesit e LKQK-së.

Ai shërbeu si shef i departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltar për inteligjencë i kryeministrit Agim Çeku.

Postime të ngjashme

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshjen e arrijmë brenda disa muajsh

S.B.

Konjufca falënderon Norvegjinë për angazhimin lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës

S.B.

Osmani takoi ambasadorin Minxhozi: Prioriteti ynë mbetet sigurimi i vaksinave për qytetarët

S.B.

Ekspertët të bindur: Kurti s’do ketë mundësi lëvizjeje, do t’i bëhet presion për dialogun

S.B.

937 pacientë të hospitalizuar për COVID-19, 45 në gjendje të rëndë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...