Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prokuroria publike dhe Drejtoria doganore në luftë kundër krimit

Shkup, 3 shkurt – Prokuroria publike dhe Drejtoria doganore  ta intensifikojnë bashkëpunimin në luftën  kundër korrupsionit dhe krimit.  Kjo ishte dakorduar në takimin e sotëm mes njeriut të parë të Drejtorisë doganore  Goran Sugareski dhe prokurorit publik Lubomir Joveski.

“Në takim është diskutuar për thellimin e përpjekjeve të përbashkëta për hetim dhe  ndjekje penale, përforcim të kapaciteteve dhe koordinimit të organeve kompetente. Theks ishte vendosur në intensifikimin e bashkëpunimit  ndërmjet Prokurorisë Publike dhe Drejtorisë doganore përmes  vendosjes së linjës së përbashkët për luftë kundër korrupsionit dhe mer  vendosmëri  të ndërsjellë për përmirësim të efikasitetit të sistemit në lutën kundër krimit”, informojnë nga Drejtoria doganore.

Drejtori Sugareski ka theksuar se Drejtoria Doganore, si organ në përbërjen e Ministrisë së Financave, përveç elementit fiskal të mbledhjes së tatimeve,  ka rol të rëndësishëm edhe në fushën  e sigurisë dhe ruajtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në të ardhmen mbetet  në koordinim të punës me institucionet kompetente shtetërore për zbulim të krimit, korrupsionit dhe veprimeve ilegale”, theksojnë nga Drejtoria doganore.

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...