Prokuroria Publike po e shqyrton dokumentacionin për spitalin modular në Tetovë

Shkup, 18 shtator – Hetues të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dje kanë filluar shqyrtimin fillestar të dokumentacionit për spitalin modular të Tetovës marrë nga Byroja për furnizime publike dhe nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Pushteti nga ana tjetër porositi se assesi nuk përzihet në hetimin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë duke shtuar se pret hetim të shpejtë dhe të suksesshëm për rastin.

Shefja e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska dje tha se hetuesit kanë filluar me hetimin e dokumentacionit, por theksoi se tani për tani nuk ka kurrfarë njohurish më konkrete.

Ruskovska potencoi se Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit është kompetente vetëm në pjesën e furnizimit publik dhe vetëm ajo do të kontrollohet përkatësisht nëse janë respektuar procedurat, ky furnizim ka shkuar edhe sipas Ligjit të posaçëm që e ka miratuar Qeveria. Vetëm ajo është kompetencë e jona, tjetër jo, tha ajo.

Lidhur me atë nëse kanë informata se kush e ka bërë pranimin teknik, Ruskovska përsëriti se nuk kanë informata, ndërsa specifikimin teknik, siç informoi, e morën në gjuhën angleze dhe menjëherë e skanuan dhe në mail ia dërguan Prokurorisë në Tetovë, në mënyrë që ekspertët nga Gjermania të mund të njihen me të njëjtin.

Pushteti aspak nuk përzihet në hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Nëse dëshironte të ndërhynte, nuk do të kishte thirrur  hetues gjermanë të rangut më të lartë, të cilët duhet t’i shqyrtojnë të gjitha rrethanat, deklaroi nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Hetuesit gjermanë, theksoi ai kanë mbërritur pardje dhe të gjitha institucionet u vunë në dispozicion të ndihmojnë në hetim.

“Të gjitha dokumentet u janë  dorëzuar institucioneve kompetente. Është siguruar vendi i ngjarjes dhe të gjitha parakushtet për hetim të shpejtë dhe të suksesshëm i kanë institucionet, ndërsa ne si Qeveri jemi të interesuar së shpejti të dalin institucionet me faktet, të cilat do të ndihmojnë për veprim të mëtejshëm dhe duke nxjerrë leksione nga kjo ngjarje tragjike”, deklaroi Mariçiqi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje përsëriti se nuk i ikë përgjegjësisë për rastin. Ai tha se spitali modular është lëshuar pasi që kompetentët konfirmuan se janë kontrolluar të gjitha instilacionet, rryma, kanalizimi dhe nëse personeli sillet në pajtim me udhëzimet.

Ministri përsëriti se spitalet modulare janë koncepti që e përdorë e tërë bota sepse mundësuan të hospitalizohen të gjithë pacientët me Kovid-19. Edhe tani ka numër të madh të pacientëve të cilët po mjekohen në objekte të tilla.

“Spitalet modulare janë model pa të cilin asnjë vend nuk do të mund ta menaxhonte krizën. Krijuam 700 shtretër spitalorë për më pak se dy muaj. Alternativë e kësaj do të ishte skenari italian, të mos ketë njerëzit ku të vendosen dhe të mos mund t’u ndihmohet. Në situatë të pandemisë vetëm spitali modular është zgjidhje. Për spitalin modular në Tetovë na njoftuan se janë kontrolluar të gjitha instalacionet, rryma, kanalizimi dhe nëse personeli sillet në pajtim me udhëzimet. Të gjithë konfirmuan se gjithçka është në rregull”, tha Filipçe.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani duke përcjellë qëndrimin e partisë së tij BDI, tha se duhet të pritet që të përfundojë ekspertiza dhe pastaj të merret vendim për dorëheqjet morale të dorëzuara pas zjarrit të 8 shtatorit në spitalin modular të Tetovës.

Osmani theksoi se më logjik, më i përshtatshëm do të jetë vendimi i cili do të bazohet në fakte objektive se sa të politikbërjes dhe të thirrjeve të opozitës, sepse, siç tha, dhe të realizohet një dorëheqje e cila është vetëm për shkak të presionit politik dhe thirrjes së opozitës, nuk e arrin qëllimin.

“Mendoj se është më adekuate që të kemi ekspertizë, të kemi momentin moral, etik, politik dhe partiak, të gjitha aspektet dhe të merret vendim meritor. Është i drejtë vendimi i kryeministrit kur thotë dua që në kompletimin e kësaj çështje të kem ekspertizë objektive nga ana e ekspertëve të huaj. Sipas ligjit, dorëheqjet jepen te kryeministri, pastaj nëse ai i pranon i dërgon në Kuvend dhe si mandatar dhe kryeministër i cili e propozon Qeverinë”, tha Osmani.

Në spitalin modular në Tetovë më 8 shtator jetën e humbën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Për rastin në vijim është hetim që zbatohet me mbështetjen e ekspertëve nga Policia kriminalistike gjermane të cilët nga e enjtja janë në terren. 

Related posts

Vitin e kaluar në Kuvend janë miratuar 65 ligje, ndërsa këtë vit 175

D V

Zbulohet skandali / Enver Pajaziti mashtron qytetarët si “kandidat i pavarur”, ndërsa paguan anëtarësi në BDI

D V

Paraqiten gjurmë të reja për arratisjen e Gruevskit?

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More