Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prokuroria Publike po kryen hetime për vrasjen në Strugë

Shkup, 21 prill – Zhurnal – Trupi i gruas së ndjerë nga Struga, të ciën mbrëmë me thikë e vrau bashkëshorti, do të dërgohen në autopsi, kumtoi sot Prokuroria Publike.

Prokuri Publik nga prokuroria Themelore Publike – Strugë ka kryer ekspertizë në banesën ku ka ndodhur vrasja e gruas 34-vjeçare.

“Sipas njohurive të para, pas zënkës paraprake mes tyre, bashkëshorti i ka shkaktuar gruas disa therrje vdekjeprurëse me thikë, e pastaj ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e miqve të tyre, ku bashkëshortët kanë qenë për vizitë”, kumtoi Prokuroria publike.

Nga vendi i ngjarjes, siç thuhet në informatën, janë mbledhur dëshmi dhe gjurmë për ekspertizë, ndërsa do të merren në pyetje edhe dëshmitarët e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit publik do të bëhet autopsi mbi trupin e së ndjerës, ndërsa nga vendi i ngjarjes janë mbledhur dëshmi dhe gjurmë për ekspertizë, mes të cilave edhe arma me të cilën është kryer vepra penale”, sqarojnë nga prokuroria.

Pas tentimit për vetëvrasje, ndaj të dyshuarit 39-vjeçar është kryer intervenim kirurgjik dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë. 

Postime të ngjashme

Teuta Arifi inspekton nga afër punimet në Çarshinë e Epërme

Dafina Vidishiqi

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

Hungaria hapi Konsullatë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

RMV, padi ndaj tetë personave për armëmbajtje, terrorizëm e luftime për ISIS në kuadër të rastit “Qelia”

Dafina Vidishiqi

Filipçe: Në shtator, nxënësit mund të kthehen në bankat e tyre

Dafina Vidishiqi

Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...