Agjencia Zhurnal.mk

Prokuroria: Remenski bashkë me Boki 13 ka shkuar në takimet me biznesmenët e dëmtuar

Shkup, 3 janar, zhurnal.mk – Nga prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit informojnë se kanë dërguar akuzë për rastin “Reket 2”, gjegjësisht për hetimin lidhur me “Lidhjen ndërkombëtare” të Boki 13, transmeton Zhurnal.

Mes të akuzuarve Bojan Jovanovski, babai i tij Mile Jovanovski, Jasna Mandiq, Hristina Bllazhevska, është edhe deputetja Frosina Remenski. Sipas prokurorisë, ajo e ka shfrytëzuar autoritetin e saj dhe Bojan Jovanovskin e ka shoqëruar në takimet me biznesmenët e dëmtuar.

“E akuzuara e tretë me reputacionin dhe autoritetin e saj e ka shoqëruar të akuzuarin e parë në takimet me të dëmtuarit, duke i dhënë këshilla dhe udhëzime që të dëmtuarit të besojnë në projektin e supozuar dhe më parë të paguajnë një shumë të hollash dhe ti nënshkruajnë marrëveshjet”, thuhet në kumtesën e prokurorisë.

Deputetja Remenski e cila është e akuzuar në këtë rast, ishte kryetare nderi i “Lidhjes ndërkombëtare”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...