Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës i pandehuri N.K. në cilësinë e personit zyrtar, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare, ku kishte kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar”.