Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Prokuroria Speciale sekuestron tri automjete lidhur me rastin e vjedhjes në Thesarin e Shtetit

Zhurnal Ads

Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë sekuestruar tri automjete lidhur me rastin e vjedhjes së mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Zëdhënësi nga Prokuroria Speciale, Ekrem Lutfiu, në përgjigje për KOHËN ka thënë se “automjetet janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si pjesë e veprimeve hetimore në kuadër të rastit të ‘Thesarit”.

Për shkak se rasti është ende në fazë të hetimeve, Lutfiu ka thënë se nuk mund të japë të dhëna të tjera.

Policia e Kosovës, sot në raportin 24-orësh ka njoftuar mbi sekuestrimin e automjeteve.

“Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë sekuestruar tri vetura. Rasti është duke vazhduar të hetohet”, është thënë në raport.

Që nga 9 tetori, katër herë, tashmë i arrestuari Labinot Gruda, ish-zyrtar i Thesarit të Kosovës, dyshohet se ka transferuar mjete në mbi 2 milionë euro prej Ministrisë së Infrastrukturës në llogari të një operatori ekonomik, “LDA Group” Sh.P.K.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kosova dhe Japonia së shpejti do të mbajnë konferencë të përbashkët ekonomike

admin

​11 mijë e 134 raste aktive me COVID-19

S.B.

Zemaj: Të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar, asnjë prej tyre s’do të mbetet në rrugë

R ZH

11 mijë e 782 raste aktive në Kosovë

S.B.

Gjykata e Apelit përgjysmon dënimin ndaj Darko Tasiqit për krime lufte

S.B.

Policia në Pejë arreston personin e kërkuar për grabitje, dërgohet në vuajte të dënimit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...