Shkup, 7 prill – Zhurnal – Ministri e Punëve të Brendshme ka dorrëzuar në prokurorinë Themelore Publike-Shkup, dy kallzime penale, një nga njësiti për krim finansiar dhe tjetrën nga njësiti për kontroll të brendshëm, kundër 11 personave të dyshuar se kanë dhënë pasaprta me identitet të vjedhur.Të akuzuarit ndiqen për abuzim të pozitës zyrtare dhe të autorizimeve nga neni 353 alinea 1 të kodit Penal.
Siç bëri të ditur Prokuroria Themelore Publike, 10 nga të dyshuarit janë të punësuar në MPB në shërbimet për dhënie të pasaportave, ndërsa një person ka shërbyer si ndërmjetës për dhënien të 219 pasaportave të këtilla.
Padia e parë penale i referohet 215 dokumenteve të udhëtimit të lëshuara në mënyrë të paligjshme shtetasve të huaj nën identitetin e huaj, atë të Maqedonisë por me fotografi të personit të cilit i është lëshuar pasaporta.
Identiteti i përdorur ishte i njerëzve që jetonin në diasporë.
Në padinë e dytë, rasti ka të bëjë me 4 pasaporta që i janë lëshuar një personi për çka janë përdorur më shumë numra amë.