Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë nis hetim për “Zbulimin e fshehtësisë zyrtare”

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot njoftoi se pas konferencës së mbrëmëmshme nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

“Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore, prandaj ju sigurojmë se kushdo që tenton ta dëmtojë një proces kaq delikat dhe konfidencial, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, u bë e ditur në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit. Gjatë ditës së djeshme është raportuar se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pfizer dhe BionTech, për çka furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator. Mirëpo, Vitia në një konferencë për media mbrëmë tha se sigurimi i vaksinave për qytetarët nuk është lojë dhe kështu rrezikohet shëndeti i qytetareve. Madje, ai ftoi Prokurorin e Shtetit që të veprojë të veprojë nga kujtdo që dëmton një proces kaq delikat. Sipas tij, në këtë fazë nuk mund të flitet për progresin në këtë aspekt, meqë janë deklarata nën betim.

Postime të ngjashme

Ambasadori Gjerman në Kosovë: Skenat e sotme në Kuvend janë të papranueshme

N E

Diplomati Agim Nesho: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është interes direkt i Serbisë

N E

Ilir Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE-në

N E

Lumir Abdixhiku: Nuk besoj se Donika Gërvalla ka dërguar dosje në Prokurorinë Speciale

N E

Faton Peci: Memli Krasniqi më tha hajde në holl të bëjë llom

N E

Lumir Abdixhiku për Vetëvedsosjen: S’kanë kapacitete për të bërë gjërat që kanë premtuar se do t’i bëjnë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...