Maqedoni

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur propozim-akuzë kundër vëllezërve, Nefi dhe Ibro Useini

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike ka ngritur propozim-akuzë kundër vëllezërve, Nefi dhe Ibro Useini, për veprën penale – “Dhunë”.

Sipas Prokurorisë, ata, më 18 gusht, me marrëveshje paraprake, kanë ushtruar dhunë të rëndë ndaj një personit, e ky veprim ka shkaktuar ndjenjë pasigurie dhe frikë tek mysafirët e pranishëm në hotel.

Pranë Gjykatës Themelore të Ohrit, Prokuroria ka dorëzuar edhe propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit prej 8 ditëve që skadon nesër, për shkak të rrezikut për arratisje.

Paraprakisht, gjykata e Ohrit pranoi kërkesën e vëllezërve Useini që të mbrohen në liri, kundrejt kaucionit prej 15.000 eurosh, por gjykata e Apelit në Manastir e ktheu vendimin në rishqyrtim.

Postime të ngjashme

Alarmante/Tetova zë vendin e parë për ajrin më të ndotur në botë

T E

Ministri Shaqiri pret në takim ambasadoren gjermane, Holshtajn: Diskutohet depolitizimi i administratës

admin

Garë digjitale “Race for the cure” për ngritjen e ndërgjegjes për kancerin në gji

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...