Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Prokurorja e ZPS: Do të thirren dëshmitarë kundër Gucatit dhe Haradinajt

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Valeria Bolici, në seancën për krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta dhe i ka cilësuar si të pabazuara pretendimet e mbrojtjes.

“Parashtrimet e mbrojtjes janë të pabazuara në lidhje me numrin e dëshmitarëve. S’ka asnjë detyrim për prokurorinë që të intervistojë të gjithë dëshmitarët që synojnë të thirren për të dëshmuar në sallën e gjyqit. Megjithatë, prokuroria synon që të thërrasë për të dëshmuar autorët e deklaratave që tashmë janë bërë të ditura mbrojtjes”.

Bolici ka thënë se lidhur me vendimet e fundit për masat mbrojtëse, gjykata i ka dhënë urdhër ZPS-së të vendosë materiale të redaktuara.

Bolici ka thënë se në dritën e këtij informacioni mbrojtja mundet edhe njëherë t’i rishikojë afatet.

Postime të ngjashme

Kurti me rastin e “Ditës së Evropës”: Për njerëzit e Kosovës, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione

N E

Nga një aksident rrugor në Carralevë të Shtimes kanë humbur jetën dy fëmijë

N E

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me sulmin në Zubin Potok

N E

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliq-Radman i reagon Vulinit pas deklaratës se Kroacia dhe Kosovën janë “vëllezër të armëve”

N E

Policia e Kosovës jep detaje lidhur me rastin e ndodhur sot në Zubin Potok

N E

Vjosa Osmani sot kujtoi heroin e kombit, Ilir Konushevcin: Iliri dhe liria janë një

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...