Promovim i autolexuesit për persona të verbër “Kiko”

Shkup, 14 korrik – Në tarracën e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup sot do të promovohet aplikacioni digjital – audiolexuesi, simbolikisht i quajtur “Kiko”, i dedikuar për persona të verbër dhe persona me shikim të dëmtuar, në të cilin do të marrin pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

 

Audiolexuesi është krijuar për herë të parë në gjuhën maqedonase, me iniciativë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, në partneritet me Lidhjen Nacionale të Personave të Verbër dhe do t’iu mundësojë personave të verbër pavarësi më të madhe në të gjitha sferat e jetës së përditshme.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në vend, Narine Shakjan dhe kryetari i Lidhjes Nacionale të Personave të Verbër, Zharko Sellkovski.

Related posts

Qytetarët që janë vaksinuar jashtë Maqedonisë, prej nesër do të mund të rivaksinohen në vend

D V

Sugareski tërhiqet nga Dogana dhe hyn në garë në LSDM për të qenë kandidat për kryetar të Prilepit

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More